Politika

Dekriminalizimi/  Deklaratat e deputetëve pasi lanë shenjat e gishtave në polici

Dekriminalizimi/ Deklaratat e deputetëve pasi lanë shenjat e gishtave në polici

Aktualitet, Dekriminalizimi, Deputetet, gishta, Politika, shenja
Pa kaluar as 48 orë nga kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaci, ai i PDIU, Omer Mamo, dhe Mhill Fufi i përjashtuar prej muajsh nga Partia Demokratike, janë paraqitur pranë Institutit të Policisë Shkencore për të lënë shenjat e gishtërinjve dhe profilet e tyre fotografike. I kontaktuar nga “News 24”, deputeti Fufi tha se e votoi dhe po e zbaton ligjin e dekriminalizimit. “Po. Vajta dhe i dhashë shenjat e gishtërinjve të martën në orën 19:00. Jam mes deputetëve që e kanë votuar ligjin e Dekriminalizimit dhe po e zbatoj atë. Dua të garantoj se nuk kam asnjë rekord kriminal as në Shqipëri, e as në ndonjë vend të huaj. Jam i hapur për hetime”, tha Fufi. Socialisti Artan Gaci u shpreh se iu përgjigj kërkesës së Prokurorisë dhe kërkon përgjigje urgjente.
Përfundon takimi mes Nishanit, ambasadorit Lu dhe Vlahutin, reforma në drejtësi fokus i bisedës

Përfundon takimi mes Nishanit, ambasadorit Lu dhe Vlahutin, reforma në drejtësi fokus i bisedës

Aktualitet, Politika
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit amerikan Donald Lu, ambasadores së BE-së Romana Vlahutin dhe presidentit të vendit Bujar Nishani. Dialogu mes tyre zgjati rreth 40 minuta ku u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme si situata politike në vend por edhe ecuria e një sërë reformash të ndërmara. Bëhet me dije se në fokus të bisedës së tyre  ka qenë reforma në drejtësi dhe bllokimi i saj pas vendimit  të opozitës për bojkotim të parlamentit. Ndërkohë, këtë javë ishte parashikuar ngritja e komisioneve të Vettingut, një proces ky që kërkon  prezencën dhe votat e opozitës në parlament. Bojkoti i vendosur nga Partia Demokratike, konsiderohet si një rrezik që mund të vijë për nisjen e Vettingut. Source: gazetatema.net
Protesta e opozitës një lëvizje kundër sistemit? Përplasje Harxhi-Doda

Protesta e opozitës një lëvizje kundër sistemit? Përplasje Harxhi-Doda

Aktualitet, Antisistem, Doda, Harxhi, Politika, proteste
A është protesta e opozitës një lëvizje kundër establishmentit? Ish-zv/ministrja e Jashtme Edith Harxhi mendon se mund të shihet edhe në këtë drejtim, ndërsa deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha se është e pakuptimtë që konsiderohet një lëvizje e tillë. Pjesë nga debati në “Tonight Ilva Tare” ne ora news: Harxhi: Mund të shihet edhe si një lloj lëvizje anti-establishmentit. Doda: Kundër establishmentit kur kanë qenë gjithë jetën pushtetar. Kanë qenë ministër, kryetar bashkie. Mos të themi gjëra më të mëdha se ç’mban kjo histori. Harxhi: Të kesh 50 mijë vetë, 70-100 mijë vetë në shesh nuk do të thotë se të gjithë janë të gjithë anëtarë të Partisë Demokratike. Doda: Absolutisht! Ta thashë vetë që në fillim se ka protestë qytetare. Harxhi: Mund ta jetë pse mund ta mohoni. Doda: Nga njerëz të
Xhafaj: Opozita ka dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. Berisha vrau 4 protestues dhe ne shkuam në zgjedhje pa qeveri teknike më 2013

Xhafaj: Opozita ka dalë në shesh për t’iu lutur Ilir Metës të bashkohet me ta. Berisha vrau 4 protestues dhe ne shkuam në zgjedhje pa qeveri teknike më 2013

Aktualitet, LSI, Lutje, Metës, opozite, Politika, Xhafaj
Deputeti i PS Fatmir Xhafa i cili drejtoi komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi deklaroi se marrëveshja e 21 Korrikut për konsensusin ishte e gabuar, pasi sipas tij ajo i dha kontroll politik një procesi teknicienësh. “Marrëveshja e 21 Korrikut është gabim. Ju dha kontroll politik partive në procesin e Reformës”, deklaroi Xhafa. Ai kritikoi qëndrimet e LSI për disa çështje që lidhen me reformën. Ai tha se aleati kryesor në koalicionin qeverisës duhet të respektojë kushtetutën për vijimin e implementimit të reformës në drejtësi. “Meta dhe LSI duhet të respektojnë kushtetutën”, tha Xhafa në studion e “Top Story”. Xhafa pranoi se midis PS dhe LSI ka pasur shumë ndasi sa i takon çështjeve të reformës në drejtësi. Ai tha se si kryetar i komisionit të posaçëm ka qenë i hapur për për disk
Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët

Ish-zëvendësi socialist: Zamira Rami denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë socialistët

Aktualitet, Gjirokaster, Kryebashkiakë, Politika, socialistet, zamira rami
Ditët e fundit ishte qarku i Gjirokastrës ai që prodhoi konflikte mes PS-së e LSI-së, kur kryebashkiakja e LSI-së, Zamira Rami shkarkoi nga detyra zëvendësin e saj socialist Ylli Muhon. Ndonëse në shkresën zyrtare të firmosur nga Rami nuk jepej motivacioni i shkarkimit, ish-nënkryetari Ylli Muho, thyen heshtjen dhe vendos të flasë pas katër ditësh. Në një prononcim për TV Gjirokastra, Muho ndonëse nuk tregoi arsyet e shkarkimit akuzoi rëndë kryebashkiaken e LSI-së, Ramin si të paditur dhe arrogante, ndërsa iu kërkon ndjesë gjirokastritëve socilistë që iu ka kërkuar votën, pikërisht që ajo të vihej në këtë detyrë. “Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të
Izet Haxhia: Këtë qeveri s’mund ta rrëzojë një dordolec si Spahiu dhe një kamarier sigurimi si Luli

Izet Haxhia: Këtë qeveri s’mund ta rrëzojë një dordolec si Spahiu dhe një kamarier sigurimi si Luli

Aktualitet, Basha, Izet Haxhia, Politika, Shkelzen Berisha, Spahiu
Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, e ka ndjekur protestën e PD-së nga Turqia. Ai thotë se kjo qeveri nuk mund të rrëzohet nga njerëz të korruptuar dhe qesharakë, që duan të mbrojnë Zenin dhe babin e tij. “Iku koha e dhjetoristëve, erdhi koha e shkurtistëve. Ne protestonim ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa, këta që të ruajnë çiflikun e Berishës e kopesë së tij. Ne protestonim të shëmbej blloku e bllokmenet, këta protestojnë që Zeni me Arminën të bëjnë qejf të qetë me paratë e vjedhura. Ne protestonim që të denoheshin krimet e diktaturës, këta qe të nusërojnë përsëri ata që ja kaluan në krime edhe diktaturës vetë. Ne protestonim që të vendosej drejtësia e ligji i barabartë për të gjithë, të largoheshin nga sistemi i drejtësise ata që kishin dënuar me mijëra njerëz të pafajshëm pë
INCIDENTI/ Arben Ristani tapë, sherr në Komision për të mbrojtur Shkëlzenin

INCIDENTI/ Arben Ristani tapë, sherr në Komision për të mbrojtur Shkëlzenin

Aktualitet, balla, Incidenti, Politika, Ristani
Arben Ristanin nuk e kanë mbajtur nervat në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për aferën e CEZ. Ai ka marrë në mbrojtje Shkëlzen Berishën, i cili nuk u paraqit për të dëshmuar. Ristani u nxeh, pasi Balla thumboi mungesën e Shkëlzen Berishës, duke se është duke festuar Shën Valentinin. Por, në momentin kur kryetari i Komisionit, Taulant Balla, i ka kërkuar atij llogari se përse e merr në mbrojte atë, Arben Ristanin nuk e kanë mbajtur më nervat. Ai është ngritur në këmbë dhe i fikte mikrofonin Ballës. Dukej qartë që Ristani nuk ishte në një gjendje normale. Për këtë arsye, Balla ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes dhe përjashtimin e Ristanit, për dhunë. Si duket Ristani ka rrëkëllyer ndonjë gotë më shumë se ç’duhet para se të fillonte mbledhja, pasi nuk e kontrollonte dot veten dhe
Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Aktualitet, Kosova, Meta, Politika, Qosja, Rama
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama. “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës
INTERVISTA/ Vasili rezerva për Bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit: ​Mekanizëm ekstra-kushtetues

INTERVISTA/ Vasili rezerva për Bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit: ​Mekanizëm ekstra-kushtetues

Aktualitet, Ekstra, ONM, Politika, Rezerva, Vasili
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, shpreh rezerva për ngritjen e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Bordi i ONM u ngrit javën e kaluar, pas mbërritjes në Shqipëri të ekspertëve nga BE dhe SHBA, të kryesuar nga spanjollja Genoveva Ruiz Calavera. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Vasili ngriti pikëpyetje për rolin e këtij bordi, duke theksuar se është një mekanizëm ekstra-kushtetues. Sipas tij, nuk dihet as kush e ngriti këtë bord si dhe nuk dihet as roli dhe funksioni i tij. “Jam njohur ditë më parë, për krijimin e një bordi Ndërkombëtar Monitorimi. Kushtetuta flet për ekspertë të cilët krijojnë Operacione Ndërkombëtare të Monitorimit. Këtu është ngritur edhe një bord. Është e paqartë. Nga mediat jam njohur. Pasi ky komunikim lidhur me ONM nuk përfshinte në dikast
Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e pa pregatitur

Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e pa pregatitur

Aktualitet, Edi, Kryeministri, Politika, Rama
Shefi i qeverisë Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit të sulmuar së fundmi nga opozita. Përgjatë komunikimit të javës në Facebook,  ai theksoi se banka së cilës iu grabitën paratë, nuk ishte kujdesur për sigurinë minimale. Sipas tij, grabitja ndodhi pasi nuk u zbatuan masat e sigurisë. “Ç’punë të bëjë më shumë një polici e një shteti kur banka s’është e përgatitur të lajmërojë menjëherë policinë?”. Rama ka kujtuar sulmin para Vitit të Ri në Berlin, ku tha se autori “jo vetëm që s’u kap dot në flagrancë por u arrestua ditë më vonë madje në një shtet tjetër. Askush, as opozitarët dhe as gazetarët nuk vrapuan të sulmojnë egërsisht policinë, kurse këta ti nxjerrin fundin kazanit të llafeve vetëm për ta mbuluar me llum…barbari politike e pashoqe dhe e turpshme, në asnjë vend tjet