politikat

SHBA do fusë në listën e zezë cilindo që i del kundër  Trump-it

SHBA do fusë në listën e zezë cilindo që i del kundër Trump-it

Administrata, Aktualitet, Bota, lista e zezë, politikat, Trump
Administrata e Donald Trump-it do të përpilojë listën e zezë të të gjithë atyre që i kundërvihen politikave të presidentit të ri. “Ne do të tregojmë forcën tonë”,  – tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Sa i përket atyre që nuk na mbështesin, ne do t’i fiksojmë mirë emrat e tyre”. Ky konsiderohet një qëndrim mjaft i fortë i ambasadores së re, e cila mori detyrën më 24 janar. Ndërkohë presidenti Trump do të zhvillojë ditën e nesërme biseda telefonike me homologun rus Vladimir Putin, atë francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Lajmi u publikua në Twitter nga zëdhënësi i presidentit të ri ameriakan, Sean Spicer. Source: gazetatema.net