Politikë

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Bota, Jinping, Kine, Politikë, SHBA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka risjellë qetësinë në marrëdhëniet e acaruara të vendit të tij me Kinën. Ai pati një bisedë telefonike sot me presidentin e shtetit aziatik Xi Jinping, ku i tha se respekton dhe nderon politikën e “një Kine të vetme”. Situata mes dy vendeve u acarua pas telefonatës së Trump-it me presidenten e Taiwan-it, Tsai Ing-wen, ku ai i shprehte mbështetjen shtetit ishullor, që nuk e pranon kontrollin kinez. Sipas “Shtëpisë së Bardhë” biseda mes të dyve ka qenë mjaft e gjatë dhe janë diskutuar çështje të ndryshme. Source: gazetatema.net
Aludimet: Adriatik Llalla do t’i hyjë politikës, pas përplasjes me Donald Lu?

Aludimet: Adriatik Llalla do t’i hyjë politikës, pas përplasjes me Donald Lu?

Aktualitet, aludimet, Donald Lu, Llalla, Politika, Politikë
Përplaja e ashpër e Adriatik Llallës me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka befasuar çdokend. Diheshin përplasjet e tyre për reformën në drejtësi, por askush nuk e kishte menduar se Adriatik Llalla do të dilte dhe të fliste me atë gjuhe kundër ambasadorit amerikan në Tiranë. Nëse e dëgjoje në emisionin “Opinion”, ai dukej se fliste si politikan (kuptohet, brenda kapacitetit që ai zotëron), dhe jo si kryeprokuror i këtij vendi. Ai akuzoi ambasadorin Donald Lu se i kishte kërkuar të mbyllte dosjen e “Bankers” dhe arrestimin e disa nga zyrtarëve apo ish-zyrtarëve më të lartë në vend. Por nuk u ndal këtu. Akuzoi edhe ish-ambasadorin Uidhers se i kishte kërkuar që të mos verifikonte pasuritë e kryeministrit Edi Rama. Disa analistë shprehen se prapa tij qendron dikush tjetër më i fuqis
Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!

Basha mërzitet nga shkarkimi i Manjanit: Meta i është nënshtruar Ramës!

Aktualitet, Basha, PD, Politika, Politikë
Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të reaguar lidhur me shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë. Basha deklaroi se “Manjani u shkarkua pasi denoncoi krimet e qeverisë dhe i tha Ramës të vërtetën në sy”. “Meta iu nënshtrua Ramës për shkarkimin e Manjanit”, tha Basha. Ai shtoi se e vetmja rrugë është largimi i kësaj qeverie. Source: gazetatema.net
Kaosi organizativ i Bashës me stukturat: Udhëzimi i Ristanit emëron kryetarët dhe injoron votimin

Kaosi organizativ i Bashës me stukturat: Udhëzimi i Ristanit emëron kryetarët dhe injoron votimin

Aktualitet, Basha, PD, Politika, Politikë
Partia Demokratike  shpartallon strukturat e bazës vetëm disa muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale. CityNews ka mundur të sigurojë udhëzimin Nr. 20 që mban firmën e Arben Ristanit, udhëzim i përgatitur nga “Grupi i punës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. Udhëzimi Nr. 20 që është firmosur nga sekretari i përgjithshëm në datën 17 janar dhe menjëherë ju është çuar degëve për zbatim. Sipas tij, “Grupseksionet të cilët kanë në përbërje të tyre një numër më të madh se 16 seksione, të ndahen sipas rastin në dy apo më shumë grup-seksione”, pra shumica e strukturave të zgjedhura kryesisht në qytete dhe njësitë kryesore administrative do ndahen. Në krye të grup-seksioneve të rinj do komandohen drejtues të rinj të përzgjedhur nga kryetari dhe kryesia e degës. Këta drejtues të rinj