Premier League

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Arsenali, Liverpooli, Premier League, Sport
Liverpooli ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në “Anfield”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3-1 nga Leicester City, të kuqtë marrin një tre pikësh përballë një rivali mjaft të fortë sic është Arsenali. Për Liverpoolin shënuan Firmino në minutën e 9-të, Mane në minutën e 40-të dhe Georginio Ëijnaldum në të 90-tën. Ndërsa goli i vetëm për Arsenalin e shënoi sulmuesi Danny Ëelbeck. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka. Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërsa Arsenali zbret në vendin e pestë me 50 pikë. Source: gazetatema.net
Premier League/ Swansea i jep një goditje të rëndë Liverpulit

Premier League/ Swansea i jep një goditje të rëndë Liverpulit

Liverpuli, Premier League, Sport, Swansea
Liverpuli ka marrë një goditje të rëndë në sfidën e javës së 22-të të “Premier League”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop, është mundur në “Anfiled Road” nga ekipi i Swansea me rezultatin 2-3, duke bërë një hap fals në rrugën drejt titullit kampion. Të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0. Fernando Llorente arriti që në minutat e 48-të dhe 52-të të shënojë dy gola për Swansean, por reagimi i Liverpulit erdhi menjëherë. Në minutën e 55-të Firmono shkurtoi diferencat, ndërsa në të 69-tën është sërish Firmono që shënon duke barazuar rezultatin. Goli i fitores për miqtë u shënua nga Sigurdsson në minutën e 74-të duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së tij në luftën për mbijetesë. Pas kësaj humbje Liverpuli renditet në ve