Qosja

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Aktualitet, Kosova, Meta, Politika, Qosja, Rama
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama. “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës