Rama

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net
Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Aktualitet, Bllokim, Mogherini, Opozita, Politika, Rama, Vetting
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut. “Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme. Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE. Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të komisionin e Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimi
INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

Aktualitet, Ambasadoret, Bregu, krasta, PD, Politika, Rama, Situata, Vetting
Deputetja demokrate Majlinda Bregu tregon gjithçka nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe situatën e saj. Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në emisionin “E Diell’, ajo jep mendimin për situatën aktuale në vend. Krasta: Parmbrëmë erdhe në Shqipëri nga një udhëtim i gjatë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mund ta themi ne se çfarë ndodhi atje, ishte një vizitë private apo organizuar për çështje teknike pune? Bregu: Jo nuk ishte një vizitë private, ishte një vizitë e cila ishte parashikuar gati dy muaj më parë, me një ftesë ku ishin parlamentarë nga Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Serbia dhe Ukraina. Të gjitha ne vendet të cilat kemi probleme me konsolidimin, me demokracinë në përgjithësi. Por sigurisht kishte dhe një komponent tjetër, se duke shfrytëzuar mundësinë që i
Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Aktualitet, Beçaj, Ina, Kronika, Rama, Veting
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriteret për në komisionin e Vetingut, raporton ABC News. Ky skualifikim, thonë juristët, mund të vijë pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve. Të qenurit me vendim gjykate, gjyqtare, edhe pse vendim nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vend
Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Rexhep Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën. Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

Aktualitet, Kosova, Meta, Politika, Qosja, Rama
Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama. “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën. Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës
Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e pa pregatitur

Grabitja në Rinas/ Rama në krah të policisë: Ç’punë të bëjë më shumë një polici, banka e pa pregatitur

Aktualitet, Edi, Kryeministri, Politika, Rama
Shefi i qeverisë Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Policisë së Shtetit të sulmuar së fundmi nga opozita. Përgjatë komunikimit të javës në Facebook,  ai theksoi se banka së cilës iu grabitën paratë, nuk ishte kujdesur për sigurinë minimale. Sipas tij, grabitja ndodhi pasi nuk u zbatuan masat e sigurisë. “Ç’punë të bëjë më shumë një polici e një shteti kur banka s’është e përgatitur të lajmërojë menjëherë policinë?”. Rama ka kujtuar sulmin para Vitit të Ri në Berlin, ku tha se autori “jo vetëm që s’u kap dot në flagrancë por u arrestua ditë më vonë madje në një shtet tjetër. Askush, as opozitarët dhe as gazetarët nuk vrapuan të sulmojnë egërsisht policinë, kurse këta ti nxjerrin fundin kazanit të llafeve vetëm për ta mbuluar me llum…barbari politike e pashoqe dhe e turpshme, në asnjë vend tjet
Berisha sulmon Rexhep Qosen: Promovon projektet e Beogradit me porosi të Edi Ramës (po takimi i Berishës me Bulatoviç, numrin dy të Milosheviçit me porosi e kujt ishte?)

Berisha sulmon Rexhep Qosen: Promovon projektet e Beogradit me porosi të Edi Ramës (po takimi i Berishës me Bulatoviç, numrin dy të Milosheviçit me porosi e kujt ishte?)

Aktualitet, Berisha, Miloshevic, Politika, Qose, Rajoni, Rama
Sali Berisha ka sulmuar akademikun e njohur Rexhep Qosen për deklaratën e bërë prej tij, ku kërkonte shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Berishës, kjo deklaratë e Qoses është porositur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa projektin e shkëmbit të terrioreve e konsideron si projekt të Serbisë. Por ka harruar takimin qe ka zhvilluar me ish-kryeministrin e Malit te Zi, dhe numrin dy te federates se ish-Jugosllavise nen drejtimin e Sllobodan Milosheviç per thyerjen e embargos se OKB dhe furnizimin me nafte dhe arme te armates jugosllave. Reagimi i Berishës re rrjetin social: Intervista e Qoses p ne rrjetin socialër shkëmbim territoresh e porositur nga Edvin Kristaq Rama! Diplomati dixhital informon: Intervista e Rexhep Qoses për shkëmbim territoresh sipas një projekti të Beogradit
Vasili: Çfarë folën Rama-Meta me dyer të mbyllura dhe kush do jetë Presidenti i ri

Vasili: Çfarë folën Rama-Meta me dyer të mbyllura dhe kush do jetë Presidenti i ri

Aktualitet, Meta, Politika, Presidenti, Rama, Vasili
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili  ka folur lidhur me tensionin e krijuar së fundmi në mazhorancë mes PS dhe LSI si dhe shkarkimin e Ylli Manjanit. Ai tregoi se ishte kreu i LSI Ilir Meta që i propozoi postin e Ministrit të Drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk është në dijeni nëse kryeministri Edi Rama ka qenë apo jo dakord, në bisedimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura. “Propozimin ma ka bërë kreu i LSI Ilir Meta. Nuk di të të them se çfarë ka diskutuar me Ramën dhe sa ishin dakord që të dy. Ishte një moment ku u bashkua disa gjëra për të pranuar këtë mandat afatshkurtër. Absolutisht Manjani ka pasur një qasje profesionale ekselente. Është një nga profesionistët e rrallë në menaxhimin e Drejtësisë.” tha Vasili i cili ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan. Ministri
Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

Andi Bushati: Meta ka ngritur topat me Nishanin kundër Ramës, në rastin e Balilit

Aktualitet, Blogu TemA, Bushati, Meta, nishani, Rama
Andi Bushati shkruan sot se kërkesa e Ilir Metës për të thirrur Këshillin e Sigurisë për shkak të mos-arrestimit të Klement Balilit, bëhet për shou. Sipas tij, me këtë gjest, Meta kërkon të sulmojë Ramën, që sipas Bushatit, nuk ndahet dot nga kriminelët. “Ilir Meta ka ndërhyrë fort të mërkurën, jo vetëm për t’u shfajësuar, por edhe për të kundërsulmuar. Të kuptohemi drejtë, thirrja e tij për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare është thjeshtë propagandë. Ajo s’ka të bëjë asgjë direkte dhe as mund të ndihmojë konkretisht në arrestimin e të shumëkërkuarit. Ajo është një lojë ping-pongu mes Metës dhe Nishanit, për t’i ngritur njëri tjetrit topat që zhysin drejt Ramës. Kjo lëvizje nuk mohon gjithashtu as lidhjet e dikurshme mes klanit të Balilëve me LSI-së.   Por, nga ana tjetër ajo ka n
Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët

Axhenda e 21 Janarit, lule në bulevard. Rama takim me familjarët

21 Janari, Aktualitet, Axhenda, Homazh, Kronika, Rama, Sociale
Nesër shënohet 6-vjetori i 21 Janarit, protestës ku u vranë nga Garda 4 persona. Ashtu sikur ka ndodhur çdo vit edhe në përvjetorin e 6-të do të ketë një ceremoni përkujtimi për 4 protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 21 Janar të 2011. Ceremonia do të nisë në orën 10:30 në sallën e Hartave, ku kryeministri Rama është parashikuar që të mbajë edhe një fjalë. Pas fjalës së Ramës në 11:30 do të vendosen lule në bulevard në vendin ku u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një drekë me familjarët e viktimave. Para 2 ditësh qeveria vendosi dëmshpërblimin e 3 familjarëve të viktimave që u vranë në 2011, ndërsa njëri është ende në proces gjyqësor. Axhenda për përvjetorin e 6-të të “21 Janarit” 10:30-11:30 Pritje