Real Madrid

Nga Real Madridi te Lacio, për t’i zënë vendin… Thomas Strakoshës

Nga Real Madridi te Lacio, për t’i zënë vendin… Thomas Strakoshës

Lazio, Navas, Real Madrid, Sport, Thoma Strakosha
Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, dhe drejtori sportiv, Igli Tare, gjatë ditës së mërkurë kanë qënë në Madrid për të ndjekur nga afër ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Realit dhe Napolit. Por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, vizita e tyre në Spanjë nuk ishte vetëm për ndeshjen, por edhe për të folur në lidhje me një transferim të mundshëm të portierit Kejlor Navas në Itali. Reali prej kohësh është në kërkim të një portieri tjetër titullar dhe emrat më të përmendur janë David De Gea dhe Tibot Kurtua. Në rast se një prej tyre do të vishte fanellën e “galaktikëve”, atëherë portierit nga Kosta Rika do t’i duhej të pranonte stolin, ose të largohej nga skuadra. Lacio gjithashtu është në kërkim të një portieri titullar duke parë dëmtimet e shpeshta të Marketit, ndaj Navas konsiderohe
La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga/ Reali mund Osasunën dhe rimerr kreun e renditjes

La Liga, Osasuna, Real Madrid, Sport
Real Madridi ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në javën e 22-tëtë në “La Liga”, duke mposhtur në transfertë skuadrën e Osasunën. Madrilenët arritën që të fitojnë me rezultatin 3-1 në një 90-minutësh që dhuroi mjaft emocione. Golat për skuadrën e drejtuar nga Zinedin Zidane i shënuan Cristiano Ronaldo, mesfushori Isco dhe Lucas Vasquez, ndërsa për Osasunën shënoi Sergio Leon. Kjo ndeshje ishte e veçantë për kapitenin Sergio Ramos, i cili arriti në kuotën e 500 ndeshjeve me fanellën e Los Blancos. Pas kësaj fitore, Real ngjitet në kuotën e 49-pikëve, një më shumë se Barcelona, por ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. Source: gazetatema.net
Copa del Rey/ Celta Vigo eleminon Realin e Madridin

Copa del Rey/ Celta Vigo eleminon Realin e Madridin

Celta Vigo, Copa Del Rey, Real Madrid, Sport
Celta Vigo kanë eleminuar Real Madridin nga Copa del Rey, pas barazimit që mori në transfertë me rezultatin 2-2. Celta kalo, në gjysmëfinale, pasi kishte mposhtur në ndeshjen e parë ekipin e drejtuar nga Zinedin Zidane, me rezultat 2-1. Autorët e golave për Celta Vigon u shënuan nga Danilo që realizoi një autogol dhe Wass, ndërsa për madrilenën shënuan Kristiano Ronaldo dhe Lucas. Celta kështu bëhet skuadra e dytë që kualifikohet në gjysmëfinale, pasi më herët Atletico Madrid kishte eliminuar Eibarin. Source: gazetatema.net