Reportazhi

REPORTAZHI/ Jeta dhe vdekja në Kamëz, midis kryeqytetit dhe traditës së qëmotit

Aktualitet, Ben Andoni, Kulture, Reportazhi
Jeta në tre breza e familjeve të migruara gjatë dy dekadave të fundit në periferi të Tiranës, një pjesë e mirë e të cilave mbartin ende rregullat e vjetra fisnore të krahinave të origjinës për dasma, vdekje dhe bashkëjetesën me fqinjët.   Nga Ben Andoni, BIRN Të rinj. Të bukur. Nën veshje t’lira. Të pastër. Të qeshur. Shëndetmirë. Të gjallë. Të zhurmshëm. Të thjeshtë. Ëndërrimtarë… Këto janë tiparet e menjëherta që një i panjohur has në takimin e parë me nxënësit e shkollës “100 Vjetori” në Kamëz, rreth 7 kilometra larg qendrës së Tiranës. Shkolla ndodhet në të djathtë të një rruge të madhe, që kryebashkiaku i qytetit e ka quajtur Bulevardi “Blu” për të përjetësuar besnikërinë me ngjyrën e Partisë që e mbështeti. Me një kapilaritet urban të çrregullt shpërndahen që andej dhjetëra rrug