Seria A

Seria A/ Milani nuk ndalet, merr tre pikë ndaj Kievos

Seria A/ Milani nuk ndalet, merr tre pikë ndaj Kievos

Kievo, Milan, Seria A, Sport
Milani ka triumfuar përballë Kievos në “San Siro” duke fituar me rezultatin 3-1. Kjo është fitorja e tretë rradhazi për kuqezinjtë e Viçenzo Montelës në kampionat duke u rikthyer fuqishëm për një vend që të dërgon në Kupat e Europës. Bomberi kolumbian Carlos Bacca realizoi dy gola për vendasit në minutat 24-të dhe 70-të, nderkohë më herët humbi edhe një penallti, kur rezultati ishte 1-1. Ndërsa për Kievon shënoi Jonathan De Guzman në minutën e 43-të. Golin e tretë për Milanin e shënoi sulmuesi Gianluca Lapadula nga penalltia në minutën 82-të duke vulosur shifrat në 3-1. Source: gazetatema.net
Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Empoli, juventusi, Seria A, Sport
Juventusi ka mposhtur 2-0 Empolin, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në fushën e saj. Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Allegrit po shkon e sigurt drejt titullit kampion në Seria A. Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Lukasz Skorupski në minutën e 52-të dukë shënuar autogol, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro në minutën e 65-të. Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u aktivizya në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini. Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45. Source: gazetatema.net
Seria A/ Arlind Ajeti protagonist në fitoren e Torinos shënon gol dhe autogol. Interi mposht Empolin

Seria A/ Arlind Ajeti protagonist në fitoren e Torinos shënon gol dhe autogol. Interi mposht Empolin

Arlind Ajeti, Inter, Seria A, Sport, Torino
Torino ka arritur një fitore me rezultin 5-3 në sfidën kundër skuadrëssë Pecarës. Një ndeshje ku u bë protagonist dhe qëndërmborjtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti që arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Torinos, por gjithashtu shënoi dhe një autogol. Ajeti shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në këtë sfidë në minutën e e 9-të të ndeshjes duke përfituar nga një rrëmujë në mbrojtjen e ekipit të Pescarës. Ndërsa, autogolin e shënoi në pjesën e dytë në minutën e 73-të duke e larguar topin në mënyrë të gabuar. Gjithashtu, për Pescarën u aktivizua për 90-minuta dhe lojtari tjetër I kombëtares shqiptare Ledian Memushaj. Ndërkohë fitore të rëndësishme mori dhe Interi në takimin me Empolit duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në orën 18:00 do të luhet sfida mes Sampdorias dhe
Seria A/ Fiorentina i afrohet Europes, mposhti Udinesen

Seria A/ Fiorentina i afrohet Europes, mposhti Udinesen

Fiorentina, Seria A, Sport, Udineze
Fiorentina ju afrua zonës europiane pas një fitoreje të thjeshtë ndaj Udineses, që gjithsesi mbetet në “ujra” të qeta në klasifikim. Skuadra vjollcë dominoi plotësisht përballjen me friulanët dhe rezultati 3-0 është treguesi, megjithatë skuadra e Sousës pati vështirësi vetëm sa gjeti golin e parë me Valeron që zhbolloi ndeshjen në të 41-tën.  Në pjesën e dytë, Fiorentina jo vetëm menaxhoi rezultatin por arriti të thellojë më tej rezultatin, me Bubacar që ngriti shifrat në 2-0 në të 62-tën. Fitorja u vulos ndërkohë nga Bernardeschi që nga pika e bardhë regjistroi të tretën fitore radhazi 3-0 për të tijtë në “Franchi” ndaj Udineses./SS/ Source: gazetatema.net
Klasifikimi i Serisë A pas javës së 23-të

Klasifikimi i Serisë A pas javës së 23-të

Klasifikimi, Seria A, Sport
Pas përfundimit të derbit të Italisë mes Juventusit dhe Interit që u mbyll me rezulatin 1-0, më poshtë është dhe renditja provizore e Serisë A pasi gjashtë ekipe janë me nga një ndeshje më pak. Pas fitores së sotme Juventusi vijon të mbajë kryesimin e kampionatit duke vijuar rrugën drejt titullit kampion. Ndërkohë rivaliteti mbetet i fortë dhe për një vend në Kupat e Europës dhe për mbijetesë pasi ekipet janë me pikë pranë njëra-tjetrës. Klasifikimi i Serisë A. 1. Juventusi 54-pikë (1-ndeshje më pak) 2. Napoli 48-pikë 3. Roma 47-pikë (1-ndeshje më pak) 4. Lazio 43-pikë 5. Inter 42-pikë 6. Atalanta 42-pikë 7. Fiorentina 37-pikë (1-ndeshje më pak) 8. Milan 37-pikë (1-ndeshje më pak) 9. Torino 32-pikë 10. Sampdoria 30-pikë 11. Udineze 29-pikë 12. Kievo 29-pikë 13. Bolonja 27-pikë
Klasifikimi i “Serisë A” pas javës së 21-të

Klasifikimi i “Serisë A” pas javës së 21-të

Klasifikimi, Seria A, Sport
Pas ndeshjes së fundit të javës së 21-të të “Serisë A” mes Romës dhe Cagliari, është konsoliduar dhe tabela e renditjes, e cila nuk është e plotë për shkak se janë 8-skuadra që kanë nga një ndeshje më pak. Juventusi vijon të kryesojë kampionatin Italian me 1-pikë më shumë se Roma, por që ka një ndeshje me pak. Ndërkohë, dueli mbetet mjaft i fortë dhe për një vend në Kupat e Europës si dhe në luftën për mbijetesë Klasifikimi i “Serisë A” Klasifikimi i Serisë A 1. Juventus 48-pikë (1-ndeshje më pak) 2. Roma 47-pikë 3. Napoli 44-pikë 4. Lazio 40-pikë 5. Inter 39-pikë 6. Atalanta 38-pikë 7. Milan 37-pikë (1-ndeshje më pak) 8. Fiorentina 33-pikë 9. Torino 30-pikë 10. Bologna 26-pikë (1-ndeshje më pak) 11. Cagliari 26-pikë (1-ndeshje më pal) 12. Udineze 25-pikë 13. Chievo 25-pikë 14. Sassuolo 24
Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në “San Siro” përballë Milanit

Milani, Napoli, Seria A, Sport
Napoli ka fituar supersfidën e javës së 21-të të Serisë A kundër Milanit. Napolitanët triumfuan në “San Siro” përballë kuqezinjve në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione dhe spektakël. Ekipi i drejtuar nga Sarri arriti që të shënojë dy gola mjaft të shpejtë që në minutat e para të ndeshjes. Lorenco Insinje në minutën e 6-të dhe Kalejon në minutën e 9-të i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit të tyre. Milani reagoi në minutën e 37-të me mesfushorin Kuska i cili rihapi ndeshjen. Pjesa e dytë ishte po aq emocionuese sa e parë në të cilën pati shumë raste po Donnarumma dhe Reina ishin protagonist me pritjet e tyre spektakolare. Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e tretë me 44-pikë, ndërsa Milani është në vendin e pestë me 37-pikë. Source: gazetatema.net