SHBA

Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Aktualitet, Bota, Kina, Provokim, Raketa, SHBA, Trump
Kina nuk shqetësohet nga paralajmërimet e SHBA-së dhe thuajse ka përfunduar ngritjen e disa strukturave në ishujt artificialë në detin e Kinës Jugore, të përshtatshme për të vendosur raketat me rreze të gjatë veprimi tokë-ajër. Lajmi u raportua nga “Reuters”, ndërsa zhvillimi i fundit pritet të ngrejë dyshimet nëse dhe sesi Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, duke parë angazhimet në të kaluarën për të mbajtur një linjë të ashpër ndaj Kinës pikërisht për këtë rajon të diskutueshëm. Kina pretendon sovranitet thuajse në të gjithë sipërfaqen e detin të Kinës Jugore, aty ku zhvillohet një e treta e tregtisë detare botërore. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre për këto ujëra. Administrata e presidentit Trump-i i ka quajtur ndërtimet mbi kë
Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Aktualitet, Bota, Dhuratë, Putin, SHBA, Snowden, Spiun, Trumo
Në SHBA besojnë se Vladimir Putin do t’i bëjë dhuratë homologut të tij Donald Trump, ish teknikun e  informatikës të National Security Agency (NSA), Edward Snowden. Ky i fundit publikoi informacionet për programet e përgjimit të SHBA-ve dhe Britanisë. Lajmi u publikua nga televizioni amerikan “NBC”, që iu referua dy burimeve të inteligjencës amerikane. Trump-i ka qenë mjaft kritik ndaj Snowden-it duke e quajtur atë tradhtar, spiun dhe që meriton dënimin me vdekje. Por avokati i amerikanit, që ka me mijëra informacione sa i përket aktivitetit të inteligjencës amerikane, Anatoli Kucherena, tha se Rusia nuk bën tregti as me njerëzit, e as me të drejtat e njeriut. Source: gazetatema.net
Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Bota, Jinping, Kine, Politikë, SHBA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka risjellë qetësinë në marrëdhëniet e acaruara të vendit të tij me Kinën. Ai pati një bisedë telefonike sot me presidentin e shtetit aziatik Xi Jinping, ku i tha se respekton dhe nderon politikën e “një Kine të vetme”. Situata mes dy vendeve u acarua pas telefonatës së Trump-it me presidenten e Taiwan-it, Tsai Ing-wen, ku ai i shprehte mbështetjen shtetit ishullor, që nuk e pranon kontrollin kinez. Sipas “Shtëpisë së Bardhë” biseda mes të dyve ka qenë mjaft e gjatë dhe janë diskutuar çështje të ndryshme. Source: gazetatema.net
Do paguaje Meksika, apo SHBA? “Muri do të ngrihet, pavarësisht kësaj!”

Do paguaje Meksika, apo SHBA? “Muri do të ngrihet, pavarësisht kësaj!”

Aktualitet, Bota, Meksike, SHBA
Sapo vuri këmbë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump firmosi urdhrin për të ngritur një mur në kufirin me Meksikën. Sot ka pasur replika të njëpasnjëshme me presidentin meksikan se kush duhet të paguajë murin. Presidenti i Meksikës Neto tha se nuk ka ndërmend të paguajë. Trump iu përgjigj ashpër duke thënë se ai bën mirë të mos shkojë në Uashington. Pro kryetari i Republikanëve Paul Ryan i hedh ujë zjarrit. “Do të paguajmë ne fillimisht për ndërtimin e murit. Ka forma të ndryshme se si Meksika do të paguajë për murin, dhe ju siguroj se do të paguajë pjesën e saj”, tha Ryan. Kostoja e murit pritet të jetë 20-25 miliardë dollarë, një shifër e lartë edhe për vetë Amerikën, jo më për shtetin e varfër të Meksikës. Por pavarësisht se Amerika është e vendosur të ndërtojë këtë mur, do jetë e vështir