Sigurimi

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbardhen pseudonimet e 20 spiunëve të Sigurimit

Musine Kokalari, gruaja që trembi komunistët. Zbardhen pseudonimet e 20 spiunëve të Sigurimit

Aktualitet, Dossier, komunizmi, Musine, Pseudonime, Sigurimi
Musine Kokalari u përndoq për gati 4 dekada. Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist. Hapry për herë të parë dosja dhjetëra vjeçare e disidentes së burgosur dhe internuar nga diktatura. Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës. Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së bu