Sinemati

Akuza e rëndë e Sinematit: Më treguan si Vllaznia dorëzoi ndeshjen

Akuza e rëndë e Sinematit: Më treguan si Vllaznia dorëzoi ndeshjen

akuza, Sinemati, Sport, Vllaznia
Opinonisti sportiv Gëzim Sinemati ka lëshuar akuza të rënda për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Gjatë emisionint “Procesi Sportiv” ai ka akuzuar dy palët për marrëveshje dhe se si shkodranët kishin pranuar t’i dorëzonin tri pikët korçarëve. “Vllaznia e dorëzoi ndeshjen. Një mik nga Korça më tha se po të kishin pasur mundësi të bënin 5 zëvendësime, do i kishin bërë. Nuk mjaftoi që kishin 5 mungesa”, deklaroi Sinemati. “Vllaznia, në fazën e parë pranoi të luante në Korçë si pritëse, ndërsa tani u dorëzua moralisht…”, ishin fjalët e opinionistit të njohur sportiv, shkruan Panorama Sport. Source: gazetatema.net