Sociale

VIDEO/ Transporti publik falas, gratë dhe vajzat falenderojnë Veliajn: Është për t’u duartrokitur

8 marsi, Aktualitet, Sociale, transport falas, Veliaj
Nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’ju mundësuar sot transport publik falas për të gjitha vajzat dhe gratë është përshëndetur nga këto të fundit. Të  pyetura se si e vlerësojnë këtë nismë, vajzat dhe gratë shprehen të entuziazmuara dhe falenderojnë Kryetarin e Bashkisë. “Po është një gjë shumë e mirë dhe shumë faleminderit për këtë që bën Kryetari i Bashkisë për gratë e qytetit të Tiranës. Për këtë e falënderoj jashtë mase”, shprehet një nga udhëtaret që ka përdorur autobusin urban. “Është një gjë fantastike solidarizimi për gratë shqiptare, të cilat kanë hequr goxha. Më duket se ka bërë më të mirën e të mirave. Është një gjë për t’u falënderuar dhe për t’u duartrokitur”, shprehet një tjetër grua e cila ka udhëtuar pa asnjë pagesë në një prej linjave të transportit publik të kryeqyte
Shpërthen Agron Llakaj: Ja pse firmosa për partinë e Blushit! Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti nuk meriton votë

Shpërthen Agron Llakaj: Ja pse firmosa për partinë e Blushit! Nëse ka Vetting popullor, asnjë nga këto parti nuk meriton votë

agron llakaj, Aktualitet, Blushi, firme, Sociale
Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj është bashkuar me firmëtarët e partisë LIBRA. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i kësaj partie, deputeti Ben Blushi. Teksa ka postuar një foto në Facebook, Blushi shkruan: “Me të madhin Agron Llakaj. Firmos për LIBRA në zgjedhje”. I pyetur nga Dritare.net, drejtues i spektaklit të humorit në Vizion Plus “Al Pazar”,  tregon se nuk firmosi për t’u bërë anëtar i LIBRA-s. “Nuk ishte një firmë pë anëtarësimin në partinë e Blushit. Ishte një firmë për regjistimin e kësaj partie në Parlament”, shprehet ai. Agron Llakaj rrëfen arsyen se pse vendosi që tu bashkohet firmëtarëve të partisë LIBRA. I zhgënjyer nga aktorët politikë të këtyre 26 viteve, Llakaj thotë, se ka ardhur koha që të rinjtë të krijojnë Shqipërinë  e re. “Ne po shikojmë prej 26 vjetësh të një

MEI u dorëzon grevistëve minutat e takimit: Shqetësimet tuaja ne rrugën e zgjidhjes

Aktualitet, greviste, MEI, shqetesimet, Sociale, Zharres
Minutat e takimit midis zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe grevistëve të Zharrëzës të zbardhura dhe dakordësia e arritur mbi to mes palëve u firmosën nga zv/ministri Ilir Bejtja në cilësinë e nënkryetarit të grupit ndërministror të punës. Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se “brenda javës se ardhshme do të përmbyllet procesi i modaliteteve për adresimin e çështjeve të trajtuara ndërsa puna në terren vazhdon përmes organeve të pushtetit lokal. Qeveria mbetet e angazhuar për t’i shkuar deri ne fund zgjidhjes përfundimtare të problemeve të trajtuara. Në vlerësimin tonë, arsyet e qëndrimit të grevistëve në ambientet e jashtme të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nuk ekzistojnë më për aq kohë sa problematikat e ngritura prej tyre janë futur tashmë në rrugën e zgjidhjes”. Source:
Mafia politike e Tiranës sulmon ambasadoren Vlahutin

Mafia politike e Tiranës sulmon ambasadoren Vlahutin

Aktualitet, Sociale
Këshilltarja e dikurshme e ish-presidentit kroat, Ivo Josipoviq, diplomatja shumëvjeçare me përvojë ndërkombëtare, Romana Vlahutin, ka tërhequr vëmendjen e disa medieve në Shqipëri dhe të qarqeve politike, të cilat e kanë akuzuar për njëanshmëri politike. E përditshmja austriake «Der Standard» ka njoftuar se madje Romana Vlahutinin e kërcënojnë me vdekje dhe se ajo ka marrë mbrojtje policore 24-orëshe. Vlahutin, e cila më parë ka punuar edhe si diplomate në Ambasadën kroate në Serbi, ndërsa më pas ka mbajtur pozitë të lartë në Misionin e OSBE-së në Kosovë, tani është ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, ku e udhëheq delegacionin e BE-së me shtatëdhjetë njerëz. Përkrah Hidajet Bishqeviqit, i cili është ambasador i BE-së në Taxhikistan, Vlahutin është diplomatja më e lartë e Republik
Lajm i keq nga Brukseli per Bashen/Pas 26 vjetësh, Valonia heq votimin elektronik

Lajm i keq nga Brukseli per Bashen/Pas 26 vjetësh, Valonia heq votimin elektronik

Aktualitet, Sociale
    Parlamenti i Valonisë, rajoni frankofon i Belgjikës, vendosi të heqë votimin elektronik për votimet lokale e rajonale të vitit 2018. Pas Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, që i janë rikthyer votimit tradicional, ky i Valonisë duket se shënon edhe mbylljen e një debati të hapur prej vitesh rreth avantazheve dhe dobësive të këtij lloj votimi. Vendimi bën përshtypje gjithashtu edhe për faktin se Belgjika ka filluar votimin elektronik që në vitin 1991, në fillim në dy zona pilot. Ai u zgjerua në 20 % të elektoratit ose me 1.4 milionë zgjedhës në zgjedhjet evropiane të vitit 1994. Disa zona nuk e kanë aplikuar atë asnjëherë, duke vazhduar atë tradicional me letër. Me gjithë perfeksionin e teknologjisë, nga viti në vit, si dhe një përvoje mbi njëzetvjeçare, kjo mënyrë votimi është ko
Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera

Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera

Aktualitet, Ish te perndjekur, miniera, pension, Sociale
Dhjetra të përndjekur politik në  kohën e diktaturës janë privuar nga njohja e viteve të punës nëpër miniera. Agron Hoxha, specialist pranë Institutit të Integrimit të ish­të Përndjekurve Politikë bën me dije se shkak për këtë bëhet fakti se nuk mund të dokumentojnë punën e tyre të kryer  nëpër miniera. Ai sqaron se këto vite pune nuk u merren parasysh në llogaritjen e pensionit. Disa ish të përndjekur sigurojnë se kanë kontaktuar me institucionet përkatëse, ku  kanë marrë përgjigje se prej rreth dy vjetësh është gati një draft­ligj për njohjen e punës nëpër miniera. Sipas tyre ky draft ka ngecur në Ministrinë e Financave e cila duhet të vlerësojë kostot që do të ketë miratimi i tij në buxhetin e shtetit për të proceduar më pas edhe me miratimin e tij. Kësaj kategorie deri tani nuk u njihe
Aktorja Matilda Makoçi: Si më ngacmonin në gjimnaz. Marrëdhëniet me djalin Gregor Rama…!

Aktorja Matilda Makoçi: Si më ngacmonin në gjimnaz. Marrëdhëniet me djalin Gregor Rama…!

Aktualitet, Djali, Gregor, Ktore, Kulture, Makoçi, Sociale
Aktorja Matilda Makoçi ka folur për të rininë e saj si dhe marrëdhënien që ka me djalin e saj të vetëm Gregor Ramën. Adi Krasta nuk nguroi ta ngacmojë edhe për kohën e gjimnazit, por Matilda u shpreh se atë e respektonin, por tregoi një rast kur dikush i kushtoi poezi. Pjesë nga intervista e saj ku ishte e ftuar këtë të diel në emisionin ‘E Diell’ në “Top Channel” : Krasta: Djemtë në atë kohë në gjimnaz…si me thënë, ke marrë ndonjë letër dashurie? Makoçi: Kishin respekt, jo. Më kanë kënduar një këngë “O Matilda o Matilda, zemra për ty më rreh tik­tak, të dua përjetë” Poezia është lloji më i mrekullueshëm letrar. Krasta: Dua të të bëj edhe një pyetje të fundit, t’i je aktore dhe mama. Makoçi: Po jam dhe mama. Krasta: Është i rritur, ke informacion për jetën e tij? Makoçi: Natyrisht që m’i
INTERVISTA/ Të tjera tërmete në Shqipëri? Sizmiolog Rexhep Koçi, tregon zonat aktive

INTERVISTA/ Të tjera tërmete në Shqipëri? Sizmiolog Rexhep Koçi, tregon zonat aktive

Aktualitet, Koçi, Rexhep, sizmiolog, Sociale, Tërmete, zonë
Lëkundjet  e fundit sizmike që prekën vendin tonë,  kanë ngjallur panik tek shumë qytetarë. Përgjegjësi i departamentit të sizmiologjisë në Institutin e gjeoshkencave Prof. Asoc. Rexhep Koçi, sqaron për gazetën “TemA” situatën e tërmeteve në Shqipëri. Koçi thotë se vendi ynë ka reliev të ngjashëm me atë të Italisë dhe në njëfarë mënyre është i kërcenuar nga kjo dukuri natyrore. Më tej ai rendit edhe zonat e rrezikuara në vend ku propabiliteti që të ketë lëkundje të mëdha sizmike është më i madh. Ndërkohë  Koçi adreson edhe disa këshilla konkrete për të gjithë qytetarët në rast se do të gjenden në situata të vështira për shkak të tërmeteve. Këto ditë mjaft njerëz janë në panik prej një valë lëkundjesh që kanë  prekur disa zona të caktuara të vendit, momentalisht cila është situata e tërmete
Tahiri ne Progonat: Situatat e jashtëzakonshme të motit vune ne prove solidaritetin dhe eficencen e institucioneve.

Tahiri ne Progonat: Situatat e jashtëzakonshme të motit vune ne prove solidaritetin dhe eficencen e institucioneve.

Aktualitet, Sociale
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte për vizitë në fshatin Progonat ku zhvilloi nje bashkëbisedim me banorët që për disa ditë patën vështirësi për shkak të motit dhe dëborës. Ai tha se e gjithë zona ndërkohë ka pasur probleme të rënda veçanërisht me komunikimin. Para pak ditësh hapëm rrugën me mjetet e Ushtrisë. Dhe sot bëhen thuajse disa ditë rresht që shpërndajmë ndihma për familjet më në nevojë. Moti na vuri përballë një sprove jo të vogël. Por në dallim nga vitet e tjera, në të gjithë Shqipërinë nuk kishte familje që u izolua për shkak të motit apo mbeti vetëm ose pa ndihmën e institucioneve shtetërore. Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë dhe janë në gatishmëri për të përballur çdo eventualitet lidhur me situatat e jashtëzakonshme të motit. Ajo që është e rëndësishme është që
Maxhordomi shqiptar i Trump: Ka pritur Ramiz Alinë dhe ka punësuar qindra shqiptarë

Maxhordomi shqiptar i Trump: Ka pritur Ramiz Alinë dhe ka punësuar qindra shqiptarë

Aktualitet, paul nicaj, Ramiz Alia, Sociale, Trump
Paul Nicaj është shqiptari i Malit të Zi me një histori suksesi në emigrim. Ai jeton në Nju Jork prej dekadash. Mes vështirësive të fillimit të jetës së një emigranti, ai gjeti një punë në hotel “PLAZA” në kohën që administrohej nga Trump, ku arriti të bëhej pas një pune të përkushtuar, nga një ndihmës kamerier në menaxherin kryesor të tij. “E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Paul Nicaj për Top Channel. Nicaj rrëfen se ka pritur në “PLAZA”-n e Nju Jorkut disa nga presidentët e Shqipërisë, duke filluar që nga Ramiz Alia, Sali Berishën dhe Bamir Topin. Siç tregon ai, vetë Trump ka treguar një bujari mjaft të madhe për ta. Por jo vetëm kaq, Donald Trump siç thotë Nicaj, i ka ndihmuar gjithnjë shqiptarët dhe aktualisht ka të punë