Sport

Superiore, sfidat luhen në 5 orare të ndryshme

Superiore, sfidat luhen në 5 orare të ndryshme

java, Kategoria Superiore, Sport
Pese orare te ndryshme per takimet e javes se 25 te kampionatit. Ne kushtet kur interesi per garen eshte ne shkallen me te larte te mundshme, protagonistet e saj do te jene ne syte e te gjithe opinionit sportiv, pa u shqetesuar nga konkurrenca me rivalet direkt. Java do te ngre siparin me kryendeshjen Tirana vs Skenderbeu ne program te premten ne oren 18:00 ne stadiumin Selman Stermasi. Pavaresisht se nuk eshte nje sfide direkte per te njejtin objektiv, serish interesi per te eshte maksimal, pasi bardheblute kerkojne te largojne hijet e gares per mbijetese, ndersa korcaret e dine se per te mbrojtur titullin kampion nevojiten vetem fitore. Nderkohe te shtunen do te zbresin dy rivalet e tjere per titull. Ne oren 14:00 ne Zeqir Ymeri kryesuesit e Kukesit do te presin skuadren e vendit te fund...
Seria A/ Milani nuk ndalet, merr tre pikë ndaj Kievos

Seria A/ Milani nuk ndalet, merr tre pikë ndaj Kievos

Kievo, Milan, Seria A, Sport
Milani ka triumfuar përballë Kievos në “San Siro” duke fituar me rezultatin 3-1. Kjo është fitorja e tretë rradhazi për kuqezinjtë e Viçenzo Montelës në kampionat duke u rikthyer fuqishëm për një vend që të dërgon në Kupat e Europës. Bomberi kolumbian Carlos Bacca realizoi dy gola për vendasit në minutat 24-të dhe 70-të, nderkohë më herët humbi edhe një penallti, kur rezultati ishte 1-1. Ndërsa për Kievon shënoi Jonathan De Guzman në minutën e 43-të. Golin e tretë për Milanin e shënoi sulmuesi Gianluca Lapadula nga penalltia në minutën 82-të duke vulosur shifrat në 3-1. Source: gazetatema.net
La Liga/ Barcelona mposht Celta Vigon dhe ruan kreun

La Liga/ Barcelona mposht Celta Vigon dhe ruan kreun

Barcelona, Celta Vigo, La Liga, Sport
Barcelona ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Celta Vigon, për ta rimarrë kreun në La Liga. Një fitore spektakolare për katalanasit të cilën dominuan takimin dukur dhuruar spektakël përballë Celta Vigos Humbja e pesë pikëve brenda një jave nga ana e Real Madridit, ka rikthyer seriozisht në garë Barcelonëm të cilët po mundin këdo që i del para. Autorët e golave për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike i shënaun Liomel Messi me dy gola Neymar, Rakitic dhe Umtiti. Source: gazetatema.net
Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Premier League/ Liverpooli fiton supersfidën përballë Arsenalit

Arsenali, Liverpooli, Premier League, Sport
Liverpooli ka mposhtur me shifrat 3-1 Arsenalin në “Anfield”. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp iu është rikthyer fitoreve në Premierligë. Pas humbjes 3-1 nga Leicester City, të kuqtë marrin një tre pikësh përballë një rivali mjaft të fortë sic është Arsenali. Për Liverpoolin shënuan Firmino në minutën e 9-të, Mane në minutën e 40-të dhe Georginio Ëijnaldum në të 90-tën. Ndërsa goli i vetëm për Arsenalin e shënoi sulmuesi Danny Ëelbeck. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka. Pas kësaj fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 52 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Manchester City, por ekipi i Pep Guardiolas ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ndërsa Arsenali zbret në vendin e pestë me 50 pikë. Source: gazetatema.net
“Ibrahimovic meriton ta fitojë Topin e Artë këtë sezon”

“Ibrahimovic meriton ta fitojë Topin e Artë këtë sezon”

Ibrahimovic, Jose Mourinho, Sport, Topi Arte
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se ylli i skuadrës së tij, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit. Që kur u transferua në “Old Trafford”, Ibrahimovic është bërë një lojtarë mjaft i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”. Tekniku portugez mendon se aftësia e pabesueshme e sulmuesit për të shënuar gola edhe pse është 35-vjec, do të thotë që ai duhet të fitojë çmime të mëdha individuale në botën e futbollit. “Mendoj se ajo që ai ka bërë është e mahnitshme. Numri i golave ​​që ai ka shënuar, dy ndeshjet në Ëembley, trofetë, atë që ai është në grup, dhe atë që ai thotë. Mendoj se ai është absolutisht fenomenal. Nuk kam më shumë fjalë” Source: gazetatema.net
Përmirësohet gjëndja shëndetsore e Fernando Torres, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Përmirësohet gjëndja shëndetsore e Fernando Torres, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Fernando Torres, Gjëndja, Jashtë Rrezikut, Sport
Atletico Madrid përmes një njoftim të shkurtër për media, në rrjetet sociale, ka treguar për gjendjen e Fernando Torresit i cili për pak sa nuk humbi jetën mbrëmjen e sotme në sfidën nda La Coruna. “Torres pësoi një lëndim në kokë. Ai u dërgua në spital për t’iu nënshtruar disa testeve. Ai do të kaloj natën në spital dhe do të jetë nën vëzhgimin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Atleticos. Fernando Torres ka pësuar një tronditje në kokë gjatë ndeshjes La Coruna – Atletico Madrid duke rënë pa ndjenja. Sulmuesi spanjoll ka lënë fushën për t’u dërguar menjëherë në spitalin më të afërt. Source: gazetatema.net
Kupa Italisë/ Juventusi fiton bindshëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Napolit

Kupa Italisë/ Juventusi fiton bindshëm në gjysmëfinalen e parë ndaj Napolit

juventusi, Kupa Italisë, Napoli, Sport
Juventusi ka fituar betejën e parë ndaj Napolit në Kupën e Italisë, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në “Juventus Stadium” Kampionët e Italisë kanë përmbysur rezultatin ndaj Napolit që shënpi i pari, për të fituar në fund me shifrat 3-1, që tani shkojnë në “San Paolo” me një rezultat shumë pozitiv. Golat për Juventusin i shënuan Paulo Dybala në minutat 47-të dhe 69-të si dhe Gonzalo Higuain në minutën e 64-të i cili nuk festoi për golin ndaj ish skuadrës së tij. Golin e vetëm për Napolin e shënoi Jose Maria Callejon në minutën e 36-të Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales në Kupën e Italisë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 5 prill në “San Paolo”. Source: gazetatema.net
Akuza e rëndë e Sinematit: Më treguan si Vllaznia dorëzoi ndeshjen

Akuza e rëndë e Sinematit: Më treguan si Vllaznia dorëzoi ndeshjen

akuza, Sinemati, Sport, Vllaznia
Opinonisti sportiv Gëzim Sinemati ka lëshuar akuza të rënda për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Gjatë emisionint “Procesi Sportiv” ai ka akuzuar dy palët për marrëveshje dhe se si shkodranët kishin pranuar t’i dorëzonin tri pikët korçarëve. “Vllaznia e dorëzoi ndeshjen. Një mik nga Korça më tha se po të kishin pasur mundësi të bënin 5 zëvendësime, do i kishin bërë. Nuk mjaftoi që kishin 5 mungesa”, deklaroi Sinemati. “Vllaznia, në fazën e parë pranoi të luante në Korçë si pritëse, ndërsa tani u dorëzua moralisht…”, ishin fjalët e opinionistit të njohur sportiv, shkruan Panorama Sport. Source: gazetatema.net
Partizani, Trashi: Fitorja e Skëndërbeut nuk na vë nën presion. Në Kukës për fitore

Partizani, Trashi: Fitorja e Skëndërbeut nuk na vë nën presion. Në Kukës për fitore

Blerja Sport, Kukesi, Partizani, Sport, Trashi
Mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi ka folur në prag të përballjes së nesërme kundër Kukësit. Në një intervistë të dhënë për Supersport, Trashi shprehet se objektivi në Kukës do të jetë fitorja. Jeni përpara një ndeshje të rëndësishme si është atmosfera në kampin e kuq në prag të këtij dueli për titull? Trashi: Atmosfera është mjaft e mire, kemi zhvilluar një javë përgatitje mjaft të mirë. Nesër do jetë një ndeshje mjaft e vështirë duke parë edhe ecurinë e Kukësit që nuk ka pësuar ende asnjë humbje , shpresoj të dalim me sukses. Në mjaft ndeshje keni luatur në disa pozicione, ku ndjehet më  komod Trashi? Trashi: Te jem i sinqertë pozicioni ku unë ndjehem mjaft mirë është në mesfushe, por gjithsesi mundohem të jap më të mirën aty ku ka nevojë ekipi. Keni fituar shume derbi , nga eksperie
Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Juvetusi bën detyrën ndaj Empolit dhe vijon rrugën drejt titullit

Empoli, juventusi, Seria A, Sport
Juventusi ka mposhtur 2-0 Empolin, duke marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në fushën e saj. Skuadra e drejtuar nga, Massimiliano Allegrit po shkon e sigurt drejt titullit kampion në Seria A. Golat për Zonjën e Vjetër i shënuan Lukasz Skorupski në minutën e 52-të dukë shënuar autogol, dhe mbrojtësi i majtë, Alex Sandro në minutën e 65-të. Në këtë ndeshje për 20 minuta luajti edhe lojtari i Kombëtares shqiptare, Frederic Veseli, i cili u aktivizya në lojë në minutën e 70’të në vend të Vincent Laurini. Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, 10 më shumë se Roma, të cilët nesër zhvillojnë derbin me Interin duke filluar nga ora 20:45. Source: gazetatema.net