Starova

Partizani, Starova: Bëmë gabime të pafalshme, titulli varet nga këmbët tona

Partizani, Starova: Bëmë gabime të pafalshme, titulli varet nga këmbët tona

Humbja, Partizani, Sport, Starova
Pas humbjes 2-0 ndaj Luftëtarit, ka folur trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, i cili ka shpalosur problemet që ekipi pati në fushë. Starova i ka bërë një analizë të lojës, duke kritikuar një pjesë të saj për shkak të mungesës së përqëndrimit. “Vështirësia e takimeve është e ditur. Duke ditur që kishim një ekip të mirë përpara. Gabimet që na ndodhën janë të pafalshme. Vetëm me një sulm pjesë të parë nuk pritet rezultat. Pjesa e dytë ishte përsëri e vështirë si në pjesën e parë. Probleme në finalizimin e aksionit dhe për ushtruar presion ndaj kundërshtarit. Patëm më shumë probleme pas pësimit të dy golave. Na mungoi cilësia e aksioneve. Nuk falen këto gabime për një ekip që ka pritshmëri të mëdha. Problemi kryesor ishte kundërsulmi. Edhe pse skuadra është përgatitur, sërish ka probleme.