Tavo

Saimir Tahiri i përgjigjet Vangjel Tavos nga Gjirokastra

Aktualitet, Gjirokaster, Kronika, Tahiri, Tavo
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ishte sot në fshatin Dhoksat të Gjirokastrës, duke iu bashkuar studentëve të Universitetit “Eqrem Çabej”, për të trokitur derë më derë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë”. Duke iu bashkuar punonjësve të Policisë, studentët universitarë do të trokasin derë më derë shtetasve, për t’iu bërë thirrje atyre që kanë ende armë, t’i dorëzojë ato pranë organeve të rendit. Ministri Tahiri, në një prononcim për mediat lokale, duke bërë një bilanc mbi këtë proces, u shpreh se: “Jemi këtu për të vazhduar  trokitjen derë më derë, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo qytet të Shqipërisë, për të bindur banorët të dorëzojnë armët. Për fat deri më sot, i gjithë ky aksion që ka nisur, ka pasur bashkëpunimin e shkëlqyer të qytetarëve dhe unë dua të falënderoj të g