Thumbim

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net