Tirana

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Tirana përgatitet për Flamurtarin, mungojnë Merveil dhe Cisse rikthehet Kërçiku

Cisse, Flamurtari, Kerciku, Merveil, Pergatitjet, Sport, Tirana
Tirana ka vijuar përgatijet për sfidën e rradhës që do të ketë kundër Flamurtarit në “Selman Stermasi”. Për sfidën ndaj vlonjatëve trajneri Mirel Josa nuk do të ketë në dispozicion, Merveil dhe Cisse, të cilët nuk jane stervitur me grupin sot per shkak demtimesh. Ndërkohë, Domgjoni ka rekuperuar problemin muskular dhe eshte bashkuar me grupin, si dhe Dorian Kërciku që do të jetë në dispozicion për këtë përballje. Një tjetër mungesë e konfirmuar është ajo e Erjon Hoxhallari që do te mungoj per shkak kartonash. Tirana-Flamurtari do të luhet ditën e dielë në orën 17:00. Source: gazetatema.net
“Federbet” publikon skandalin e marrëveshjes Tirana-Kukësi

“Federbet” publikon skandalin e marrëveshjes Tirana-Kukësi

Federbet, Kukesi, Marrveshja, Skandali, Sport, Tirana
 Aleanca mes Tiranës dhe Kukësit ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe për ta bërë një gjë të tillë ka menduar kompania e monitorimit të basteve, “Federbet”. Kjo e fundit, nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka pasqyruar plotësisht atë që ka ndodhur javën e fundit në futbollin shqiptar, ku dy klubet u bënë bashkë për shkëmbim nderesh. Duke e titulluar një skandal të madh në futbollin shqiptar, “Federbet” tregonte për opinionin ndërkombëtar se si kishin rrjedhur ngjarjet në këtë sfidë, duke publikuar edhe pasqyrimin që i kishin bërë mediat shqiptare asaj. Njëkohësisht, për të gjithë opinionin, kishte bashkangjitur edhe videot e golave të sfidës së turpshme të kampionatit që përfundoi me rezultatin 2-1, shkruan Panorama Sport. “Federbet” ishte kompania e cila akuzoi e para Skënderbeun pë
Nisin “dëmtimet” tek Kukësi përpara ndeshjes me Tiranën në Kupë

Nisin “dëmtimet” tek Kukësi përpara ndeshjes me Tiranën në Kupë

Demtimet, Kukesi, Kupa Shqiperise, Ndeshja, Sport, Tirana
Klubi i Kukësit pas ndeshjes kundër Tiranës që u luajtën të shtunën në “Selman Stermasi”, ku triumfuan me rezultatin 2-1, kanë vendosur heshtjen për shtyp për të shmangur ndonjë deklaratë që mund të krijojë sërish polemika. Të mërkurën sërish Kukësi do të luajë me bardheblutë, por këtë radha ndeshja është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe do të zhvillohet sfida e kthimit. Në ndeshjen e parë rezultati ka dalë 2-1 në favor të Tiranës, duke lënë të hapur kualifikimin i cili do të vendoset të mërkurën në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet. Por, takimi që u luajt në fundjavë ku Kukësi arriti që të fitonte me shumë lehtësi përballë Tiranës, pritet që t’i rikthehet si nder 24-herë kampionëve të vendit për tu kualifikuar për më tej. Kjo pasi në këtë takim në dispozicion të trajneri
Tirana paguan Kçirën, eviton përjashtimin nga Europa

Tirana paguan Kçirën, eviton përjashtimin nga Europa

Kçira, Sport, Tirana
Tirana eviton përjashtimin nga kupat e Europës. Klubi bardheblu realizoi pagesën në vlerën e 10 mijë eurove për Lek Kçirën, duke larguar rrezikun e ndëshkimit nga UEFA për shkak të borxheve të prapambetura. Kryeqytetasit dorëzuan në Federatën e Futbollit mandat pagesën për shifrën që i detyroheshin ish-lojtarit të tyre, prej sezonit 2008-2009, që është edhe viti i fundit kur skuadra u shpall kampione. Mbrojtësi kroat kishte përfituar vetëm një të tretën e pagesës nga klubi, ndërsa pjesa tjetër e detyrimit ishte lënë në harresë dhe u zbulua vetëm pasi UEFA dorëzoi në zyrat e FSHF-së ultimatumin se nëse lojtari nuk do të shlyhej deri më 31 Janar, atëherë Tirana do të përjashtohej për dy vjet nga pjesëmarrja në kupat e Europës. Bardheblutë evituan më të keqen, pavarësisht se edhe në këtë sezo
Miqësorja, Tirana mund në “Selman Stermasi” Luftëtarin

Miqësorja, Tirana mund në “Selman Stermasi” Luftëtarin

Luftetari, Miqesorja, Sport, Tirana
Tirana ka arritur që të fitojë miqësoren e luajtur ditën e sotme kundër skuadrës së Luftëtarit. Sfida e zhvilluar në “Selman Stermasi” përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në favor të bardhebluve. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë kur Bojom shënoi një autogol në portën e tij. Ky ishte testi i parë miqësor për të dyja ekipet në shqipëri pas kthimit nga minifaza përgatitore që zhvulluan në Antalya. Tashmë ekipet do të përqëndrohet për sfidat e para të Kategorisë Superiore që do të startojë javën e ardhshme, ku Tirana do të ndeshet kundër Teutës dhe Luftëari kundër Partizanit. Source: gazetatema.net