Topalli

Topalli këshillon Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje për PD

Aktualitet, Basha, Bojkot, Keshille, PD, Politika, Topalli, Zgjedhje
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, mendon se ideja që përkrah lideri i partisë Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve është e gabuar. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo në media, kanë mbrojtur idenë që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vënë në dukje se kjo do të ishte vetëvrasje për Partine Demokratike, një pozicion që Topalli e ka mbrojtur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar sa herë është ngritur kjo çështje. “Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të
PRAPASKENAT/ Bojkoti i Kuvendit, Basha dëshironte të defaktorizonte deputetët e PD për të larguar “Gardën e Vjetër”. Ja pse ndërhyri Berisha…!

PRAPASKENAT/ Bojkoti i Kuvendit, Basha dëshironte të defaktorizonte deputetët e PD për të larguar “Gardën e Vjetër”. Ja pse ndërhyri Berisha…!

Aktualitet, Basha, Berisha, Largimet, Politika, Topalli
Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike ka qënë më se i vendosur për të bojkotuar Parlamentin. Ndoshta më vonë do të deklaronte dhe bojkotin e zgjedhjeve parlamentare, thjeshtë si mjet presioni ndaj mazhorancës dhe ndërkombëtarëve, por jo si opsion për t’u marrë në koinsideratë me të vërtetë. Bojkoti i zgjedhjeve të 18 qershorit ishte thjeshtë një kamuflim për të bojkotuar Kuvendin. Burime brenda kryesisë së vogël të PD bëjnë me dije për “TemA” se Basha një veprim të tillë kërkonte ta merrte në kushtet kur zëri i tij politik po shuhej, ndërkohë që sytë e opozitës por dhe shqiptarëve ishin të përqëndruar në seancën parlamentare të ditës së enjte. Seancë në të cilat ish-kreu i PD dhe i qeverisë Sali Berisha  kishte peshën kryesore të opozitarizmit. Por dhe ish-nënkryetarja e PD dhe ish-