Trumo

Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Aktualitet, Bota, Dhuratë, Putin, SHBA, Snowden, Spiun, Trumo
Në SHBA besojnë se Vladimir Putin do t’i bëjë dhuratë homologut të tij Donald Trump, ish teknikun e  informatikës të National Security Agency (NSA), Edward Snowden. Ky i fundit publikoi informacionet për programet e përgjimit të SHBA-ve dhe Britanisë. Lajmi u publikua nga televizioni amerikan “NBC”, që iu referua dy burimeve të inteligjencës amerikane. Trump-i ka qenë mjaft kritik ndaj Snowden-it duke e quajtur atë tradhtar, spiun dhe që meriton dënimin me vdekje. Por avokati i amerikanit, që ka me mijëra informacione sa i përket aktivitetit të inteligjencës amerikane, Anatoli Kucherena, tha se Rusia nuk bën tregti as me njerëzit, e as me të drejtat e njeriut. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Si karikaturistët anembanë botës e kanë vizatuar Donald Trump-in

Aktualitet, karikatura, Kritika, Lifestyle, Ngacmim, Qëndrim, Trumo, vizatim
Që prej nisjes së fushatës zgjedhore, e pas zgjedhjes së tij, presidenti i ri i SHBA-ve ka qenë në qendër të vëmendjes të medieve botërore. Të shumta kanë qenë karikaturat të cilat kanë vënë në lojë qëndrimet e numrit 1 të shtetit amerikan. Nga Bagdadi në Gjermani, nga Singapori në Londër, më poshtë janë vizatimet thumbuese ndaj Trump-it. Source: gazetatema.net