Trump

Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Provokimi i Kinës, struktura antiajrore në ishujt e detit të Kinës Jugore

Aktualitet, Bota, Kina, Provokim, Raketa, SHBA, Trump
Kina nuk shqetësohet nga paralajmërimet e SHBA-së dhe thuajse ka përfunduar ngritjen e disa strukturave në ishujt artificialë në detin e Kinës Jugore, të përshtatshme për të vendosur raketat me rreze të gjatë veprimi tokë-ajër. Lajmi u raportua nga “Reuters”, ndërsa zhvillimi i fundit pritet të ngrejë dyshimet nëse dhe sesi Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen, duke parë angazhimet në të kaluarën për të mbajtur një linjë të ashpër ndaj Kinës pikërisht për këtë rajon të diskutueshëm. Kina pretendon sovranitet thuajse në të gjithë sipërfaqen e detin të Kinës Jugore, aty ku zhvillohet një e treta e tregtisë detare botërore. Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami kanë gjithashtu pretendimet e tyre për këto ujëra. Administrata e presidentit Trump-i i ka quajtur ndërtimet mbi kë
Takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i presidentit jep lajmin

Takim mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i presidentit jep lajmin

Aktualitet, Bota, Putin, Trump
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin  duket se kanë planifikuar të takohen personalisht. Zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov tha se takimi i parë është rakorduar që të ndodhë në samitin e G20 në korrik. Më tej ai u shpreh se  se nuk ka pasur asnjë marrëveshje të veçantë që kjo mbledhje të bëhet edhe më herët. “Ne nuk kemi informacion specifik në lidhje me takimin e mundshëm ndërmjet Putinit dhe Trump deri më tani, ne nuk e kemi konsideruar ende me datë. Duke supozuar se ekziston një samiti G20 në korrik të këtij viti, në një mënyrë apo tjetër presidentët do të takohen atje, por, siç e dini, kemi dëgjuar të flitet për mundësime e një takim të mëparshëm. Deri më tani nuk ka asgjë të veçantë në këtë drejtim”,u shpreh Peskov. Më herët, Putin tha se Ljubljana e Slloveni
Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Trump do të firmosë urdhër të ri për ndalimin e emigrantëve

Aktualitet, Bota, Emigrante, SH BA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk ka ndërmend që të ndalet sa i përket qëllimit të tij për të ndaluar emigrantët që të hyjnë në SHBA. Ndërsa ai ishte në bordin e avionit presidencial “Air Force One” për të shkuar në Florida, u tha gazetarëve se ditën e hënë ose të martën do të firmoste një urdhër të ri për ndalimin emigrantëve që të hyjnë në SHBA. Trump e ka bërë të qartë se ai synon të mbrojë vendin e tij nga sulme të mundshme terroriste, ndërkohë që nuk ka ndërmend që ta vazhdojë betejën për ndalimin e emigrantëve deri në Gjykatën Supreme. Source: gazetatema.net
Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Trump-i ndryshon qëndrim: Ka vetëm një Kinë

Bota, Jinping, Kine, Politikë, SHBA, Trump
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka risjellë qetësinë në marrëdhëniet e acaruara të vendit të tij me Kinën. Ai pati një bisedë telefonike sot me presidentin e shtetit aziatik Xi Jinping, ku i tha se respekton dhe nderon politikën e “një Kine të vetme”. Situata mes dy vendeve u acarua pas telefonatës së Trump-it me presidenten e Taiwan-it, Tsai Ing-wen, ku ai i shprehte mbështetjen shtetit ishullor, që nuk e pranon kontrollin kinez. Sipas “Shtëpisë së Bardhë” biseda mes të dyve ka qenë mjaft e gjatë dhe janë diskutuar çështje të ndryshme. Source: gazetatema.net

FOTOT/ Jeta e mjerueshme e emigrantëve në kampet australiane të internimit

Aktualitet, Australi, emigrantët, Lifestyle, Perplasje, Trump
Njerëzit e harruar të cilët u përpoqën të arrinin në tokën australiane janë vendosur në ishuj larg tokës së premtuar dhe vuajnë në kushte të mjerueshme. Në total janë 1,250 azilkërkues të cilët çdo ditë jetojnë me shpresë, ndërsa u duhet që të vuajnë shumë në përditshmërinë e tyre. Për këta persona pati një përplasje mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministrit australian Malcom Turnbull. Mediat shkruajnë se Trump-i i mbylli atij telefonin dhe këtë marrëveshje e quajti idiote dhe me të keqen e mundshme. Vitin e shkuar, Barack Obama nënshkroi një marrëveshje në bazë të së cilës azilkërkuesit që mbaheshin në Papua New Guinea dhe Nauru do të pranoheshin në SHBA si refugjatë, e në këmbim Australia do të merrte njerëz nga El Salvador, Guatemala dhe Hondurasi. Source: gazetatema.ne
SHBA do fusë në listën e zezë cilindo që i del kundër  Trump-it

SHBA do fusë në listën e zezë cilindo që i del kundër Trump-it

Administrata, Aktualitet, Bota, lista e zezë, politikat, Trump
Administrata e Donald Trump-it do të përpilojë listën e zezë të të gjithë atyre që i kundërvihen politikave të presidentit të ri. “Ne do të tregojmë forcën tonë”,  – tha ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. “Sa i përket atyre që nuk na mbështesin, ne do t’i fiksojmë mirë emrat e tyre”. Ky konsiderohet një qëndrim mjaft i fortë i ambasadores së re, e cila mori detyrën më 24 janar. Ndërkohë presidenti Trump do të zhvillojë ditën e nesërme biseda telefonike me homologun rus Vladimir Putin, atë francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Lajmi u publikua në Twitter nga zëdhënësi i presidentit të ri ameriakan, Sean Spicer. Source: gazetatema.net
Premtimet e Trumpit për vende pune dhe realiteti

Premtimet e Trumpit për vende pune dhe realiteti

Aktualitet, Bota, Ekonomia, Punësim, Trump
Presidenti i ri do të krijojë në një dekadë 25 milionë vende të reja pune. Ky është plan ambicioz, por asgjë e veçantë. Këtë e kanë arritur edhe presidentë të tjerë. Një analizë nga Rolf Wenkel. Më në fund edhe mund ta lexosh atë që planifikon me të vërtetë Presidenti i SHBA, Donald Trump, për ta nxitur ekonominë e SHBA: në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë mund të lexosh prej pak kohësh artikullin “Rikthimi i vendeve të punës dhe i rritjes ekonomike”. Në të këshilltarët e Trumpit ankohen se që prej krizës financiare në vitin 2008 janë zhdukur gati 300.000 vende pune në industri, se borxhet shtetërore janë dyfishuar – dhe se shtresa e mesme po zvogëlohet. Heroi i ri i shtresës së mesme do ta kthejë në të kundërtën këtë tendencë, ta “vërë sërish në shinë” eko
Borxhi kombëtar dhe rendi global

Borxhi kombëtar dhe rendi global

Aktualitet, Blogu TemA, Bota, rendi global, Trump
Retorika e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vënë Amerikën të parën mund të fshehë një strategji të rritjes së ekonomisë përmes lojës me borxhet, por këtu interesat kombëtare dhe siguria globale vihen përballë dhe kërkojnë një zgjedhje të vështirë. Nga Harold James Teksa hymë në vitin e ri, të gjithë treguesit të çonin nga një ribërje e rendit botëror. Donald Trump u përbetua si president në Shtetet e Bashkuara, presidenti kinez Xi Jinping mbrojti globalizimin në Davoc dhe liderët e të djathtës ekstreme si Marine Le Pen dhe Geert Wilders mbajtën një “samit europian alternativ” në qytetin gjerman Koblenz. Trump dhe aleatët e tij populistë në Europë kanë denoncuar globalizimin, ndërsa Xi tani qëndron si mbrojtësi kryesor i tij. Por mesazhi i Trump, në veçanti,
Trump gati të dërgojë forcat federale në Chicago-n e përfshirë nga dhuna

Trump gati të dërgojë forcat federale në Chicago-n e përfshirë nga dhuna

Aktualitet, Bota, Chicago, dhune, Trump, Vrasje
Situata e rrezikshme që ka përfshirë metropolin amerikan të Chicago-s ka bërë që presidenti i ri Donald Trump të reagojë. Ai ka kërcënuar se nëse autoritetet nuk arrijnë që të vënë në kontroll situatën, atëherë do të nisë forcat federale. Qyteti buzë liqenit Michigan është përfshirë nga një valë dhune mes bandave rivale. “Nëse Chicago-ja nuk do të zgjidhë kasaphanën e tmerrshme që po ndodh, me 228 përplasje me armë dhe 42 të vdekur në 2017 (24% më shumë se në 2016), atëherë do të dërgoj forcat federale”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter. Source: gazetatema.net
VIDEO që ka “çmendur” rrjetin: Çfarë i tha Trump së shoqes?

VIDEO që ka “çmendur” rrjetin: Çfarë i tha Trump së shoqes?

Aktualitet, Lifestyle, Melania, Trump, Video
Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit, pavarësisht se gjatë transmetimit direkt ndoshta nuk ka rënë shumë në sy. Donald Trump i afrohet Melanis e cila është e qeshur, i thotë diçka dhe ajo menjëherë vrenjtet. Shprehja e fytyrës së saj ndryshon totalisht dhe të gjithë, me të drejtë, pyesin se çfarë mund t’i ketë thënë Trumpi asaj. Source: gazetatema.net