Tsipras

Tsipras në Beograd: Serbia duhet të ishte anëtare e BE-së

Tsipras në Beograd: Serbia duhet të ishte anëtare e BE-së

Aktualitet, Beograd, Rajoni, Tsipras, Vucic
Kryeministri grek, i provuar si zhgënjimi më i madh i 25 viteve të fundit në Greqi me deformimin e rezultateve të referendumit të fundit në Greqi, ka qenë këto dy dtë në Beograd, ku është takuar me homolgun Aleksander Vuçiç. Kryeministri grek ka konfirmuar disa klishe të njohura të lidhjeve sentimentale greko-serbe, duke konfirmuar “një qëndrim stabël të Greqisë për Kosovën”. Agjencia serbe “B92”, raporton se Tsipras ka folur për zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët në një rajon që sipas tij ka problem të mëdha. “Serbia i është mirënjohëse Greqisë që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Vuçic nga ana e vet duke shtuar një pohim që ndoshta ka më shumë vlerë për të ardhmen e rajonit: “Ne folëm për marrëdhëniet tona dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve tradicionalisht të mira me Kinën, Rusinë dh