Turqi

Bombardimet ruse vrasin aksidentalisht 3 ushtarë turq

Bombardimet ruse vrasin aksidentalisht 3 ushtarë turq

aksidentalisht, Aktualitet, Bota, Rusi, Turqi, Ushtare
Bombardimet ajrore ruse vranë aksidentalisht tre ushtarë turq dhe plagosën 11 të tjerë në Siri. Në një deklaratë për shtyp ushtria turke njoftoi e ushtarët ndodheshin në një godinë në Aleppo kur u bombarduan. Rusia shprehu keqardhjen për këtë ngjarje tragjike, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin telefonoi homologun tij Rexhep Erdogan. Ky incident vjen dy vite pas tensionit midis dy shteteve, si pasojë e rrëzimit të një avioni rus nga forcat turke. Source: gazetatema.net
Cipras “benzinë zjarrit”: Refuzon Turqinë për “puçistët”

Cipras “benzinë zjarrit”: Refuzon Turqinë për “puçistët”

Aktualitet, Bota, Greqi, Rajoni, Turqi
Greqia ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 ushtarakëve turq që u arratisën nga vendi pas grushtit të shtetit. Gjykata Supreme e Athinës ka vendosur mosekstradimin e tyre pasi në Turqi mungojnë garancitë e nevojshme për një proces të drejtë. Tetë ushtarakët që kanë kërkuar azil politik në Greqi mohojnë çdo përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit. Gjykata Superme greke ka urdhëruar më pas lirimin e menjëhershëm të tyre. Në Turqi sigurisht që nuk janë aspak të kënaqur me këtë vendim, pavarësisht se nuk ka ardhur ende një reagim. Source: gazetatema.net
Tensionet për ushtarët/ Idrizi ‘provokon’ Greqinë nga Turqia

Tensionet për ushtarët/ Idrizi ‘provokon’ Greqinë nga Turqia

Aktualitet, Greqi, Idrizi, Politika, Rajoni, shqiponja, Turqi
Kreu i PDIU-­së, Shpëtim Idrizi ka ‘provokuar’ Greqinë. Duket se simboli i shqiponjës është bërë një shqetësimi shumë i madh për grekët. Pas disa rekrutëve në ushtrinë greke me origjinë shqiptare, që bënë shqiponjën, shumë personazhe të tjera në Shqipëri kanë filluar të solidarizohen me ta. Gjesti i tyre pati reagime të forta, ku ministri greke i mbrojtjes u shpreh se ata do të marrin dënim shembullor për këtë veprim që kanë bërë, duke mos përjashtuar edhe dënimin me burg të tyre. Por, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, bashkë me disa drejtues të Shoqatës “Çamëria” në Izmir të Turqisë, janë shfaqur në një fotografi me duart e kryqëzuara si simboli i shqiponjës. Ende nuk ka reagim për Idrizin, por duket njohur përplasjen që ai ka me autoritet greke nuk do të jetë e largët dita kur do të v