Veliaj

VIDEO/ Transporti publik falas, gratë dhe vajzat falenderojnë Veliajn: Është për t’u duartrokitur

8 marsi, Aktualitet, Sociale, transport falas, Veliaj
Nisma e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’ju mundësuar sot transport publik falas për të gjitha vajzat dhe gratë është përshëndetur nga këto të fundit. Të  pyetura se si e vlerësojnë këtë nismë, vajzat dhe gratë shprehen të entuziazmuara dhe falenderojnë Kryetarin e Bashkisë. “Po është një gjë shumë e mirë dhe shumë faleminderit për këtë që bën Kryetari i Bashkisë për gratë e qytetit të Tiranës. Për këtë e falënderoj jashtë mase”, shprehet një nga udhëtaret që ka përdorur autobusin urban. “Është një gjë fantastike solidarizimi për gratë shqiptare, të cilat kanë hequr goxha. Më duket se ka bërë më të mirën e të mirave. Është një gjë për t’u falënderuar dhe për t’u duartrokitur”, shprehet një tjetër grua e cila ka udhëtuar pa asnjë pagesë në një prej linjave të transportit publik të kryeqyte

Kumbaro e Veliaj darkë miqësore për 60–vjetorin e Ndriçim Xhepës. Nderohet me titullin “Simbol i Tiranës”

Aktualitet, Kulture, Kumbaro, Veliaj, xhepa 50 vjetor
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun, Erion Veliaj, kanë organizuar një darkë me rastin e përvjetorit të lindjes së Ndriçim Xhepës, e cila ka mbledhur së bashku miq e kolegë të aktorit të njohur, i cili më 21 janar bëri 60 vjeç. Teksa thekson se “Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, Kumbaro, shkruan se në një mjedis kaq artistik biseda e ngrohtë  nuk mund të mos vërtitej dhe rreth diskutimeve për teatrin. “ Takim miqsh dhe kënaqësi diskutimi me artistët për teatrin e jo vetëm, se Ndriçim Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, shkruan ajo në fotot e postuara, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar të birin e aktorit . Në këtë darkë veç dhuratave që mori nga miqtë e pranishëm, Xhepa  u nderua nga kryebashkiaku Veliaj me titullin “Simbol i Tiranës”. Nga fotot e