Veting

Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Ina Rama dhe Shpresa Beçaj rrezikojnë skualifikimin, nuk plotësojnë kriteret për Vetingun

Aktualitet, Beçaj, Ina, Kronika, Rama, Veting
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama, rrezikojnë të skualifikohen nga lista që Avokati i Popullit i ka publikuar si persona që plotësojnë kriteret për në komisionin e Vetingut, raporton ABC News. Ky skualifikim, thonë juristët, mund të vijë pasi të dy ish-drejtueset e institucioneve më të larta të drejtësisë, kanë fituar procesin gjyqësor për rikthim në detyrën dhe kanë statusin e gjyqtarëve. Të qenurit me vendim gjykate, gjyqtare, edhe pse vendim nuk është zbatuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ligji nuk të lejon të jesh pjesë e institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Në nenin 6 të këtij ligji, ku parashikohen kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, është vend