Vetting

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Pas takimit me Mogherinin dhe deklaratës së Bashës, thumbon Rama: Më troç se kaq..?!

Aktualitet, Basha, Politika, Rama, Thumbim, Vetting
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka thumbuar kreun e PD­-së, Lulzim Basha pas takimit të sotëm me zv/Presidenten e PE­-së, Federika Mogherinin. Kjo e fundit tha sot se zbatimi i Vettingut përcakton hapjen e negociatave dhe nëse kjo vonohet atëherë negociatat digjen. Përfaqësuesja e lartë tha se bojkoti pengon vetingun dhe për pasojë edhe negociatat. Nisur nga kjo, Rama shkruan në “Facebook” se më troç se kaq BE-­ja s’ka folur kurrë. “Bashkimi Europian përmes Përfaqësues së Lartë Federica Mogherini: Nisni Vetingun të nisim negociatat për anëtarësim! Më troç se kaq?”, shkruan Rama në “Facebook”. Source: gazetatema.net
Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Mogherini: Bojkoti i opozitës është qartazi një bllokim i reformës në drejtësi dhe e Vetting-ut. Rama: Më qartë nuk ka!

Aktualitet, Bllokim, Mogherini, Opozita, Politika, Rama, Vetting
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ka përsëritur se bojkoti i Kuvendit sjell bllokimin e Vettingut dhe për pasojë stopimin e integrimit në BE. Ajo u shpreh se Brukseli është gati të rekomandojë çeljen e negociatave kur të nisë zbatimi i ligjit të Vettingut. “Ne jemi gati, të çelim negociatat kur Vettingu të fillojë. E keni radhën ju, ne jemi të gatshëm ta shikojmë, të shohim ritimin e kësaj reforme. Jam takuar me kryetarin e Kuvendit, grupeve parlamentare, me opozitën dhe kam qenë e qartë se ata që po përpiqen të vonojnë reformat, do rrezikojnë integrimin në BE. Qytetarët e Shqipërisë duan që vendi të bëhet pjesë e BE. Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokim i krijimit të komisionin e Vettingut dhe kjo ndal procesin e integrimi
INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

INTERVISTA/ Rrëfehet Majlinda Bregu: E vërteta e ofertës se Ramës, situata ne PD dhe përplasjet me ambasadorët

Aktualitet, Ambasadoret, Bregu, krasta, PD, Politika, Rama, Situata, Vetting
Deputetja demokrate Majlinda Bregu tregon gjithçka nga zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe situatën e saj. Në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në emisionin “E Diell’, ajo jep mendimin për situatën aktuale në vend. Krasta: Parmbrëmë erdhe në Shqipëri nga një udhëtim i gjatë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A mund ta themi ne se çfarë ndodhi atje, ishte një vizitë private apo organizuar për çështje teknike pune? Bregu: Jo nuk ishte një vizitë private, ishte një vizitë e cila ishte parashikuar gati dy muaj më parë, me një ftesë ku ishin parlamentarë nga Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Serbia dhe Ukraina. Të gjitha ne vendet të cilat kemi probleme me konsolidimin, me demokracinë në përgjithësi. Por sigurisht kishte dhe një komponent tjetër, se duke shfrytëzuar mundësinë që i

Vettingu, Ngjela citon Budën: Ç’është marrë me të padrejtë, duhet kthyer. Filloi vaji i qyqeve të korrupsionit

Aktualitet, Blogu TemA, Buda, Korrupsioni, Politika, Qyqet, Vetting
Avokat Spartak Ngjela ashtu sikurse e kishte paralajmëruar me kohë, nuk e ka fshehur optimizmin e tij për punën e Monitoruesve Ndërkombëtarë. Të cilët filluan menjëherë punën për Vettingun. Ai i referohet Budës kur nënvizon faktin se çfarë shtë marrë me të padrejtë duhet kthyer. Ndërkohë që thotë se tashmë ka filluar vaji i qyqeve të korrupsionit. Po citojmë të plotë postimin e tij në rrjetin social: Ky është Buda, i cili ka thënë: “Ç’është marrë me të padrejtë, DUHET KTHYER”. Kjo është edhe filozofia e Reformës në Drejtesi. Erdhën pesë hetuesit e parë të vetingut… personalitete të drejtësisë amerikane dhe europiano-perendimore…Po qyqet e korrupsionit? … Kanë humbur me gjithsejt…Fillon vaji i qyqes tani! Source: gazetatema.net
Gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku preferon dorëheqjen para Vetting-ut

Gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku preferon dorëheqjen para Vetting-ut

Aktualitet, Dorëheqje, Ilir Celiku, Kronika, verifikimi i pasurisë, Vetting
Vettingu po jep efekt ende pa u kryer verifikimi për gjyqtarët dhe prokurorët. Në ditën e fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, disa prej njerëzve të drejtësisë kanë preferuar të mos e kalojnë procesin e Vettingut që vlerësohet mjaft i vështirë për ata që kanë pasuri të pajustifikuar. Listës iu shtua sot gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku. Ai nuk pranoi të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit por vendosi të dorëhiqet nga detyra. Ilir Çeliku është përfolur si i nënshtruar ndaj ish-zyrtarëve të lartë të djathtë, dje në pushtet. Kur iu dha mundësia e ofroi ndihmën e tij, pa kushte. Gjyqtari Çeliku ishte kryetari i trupës gjykuese që firmosi dënimin me gjobë për shpifje, disa vite më parë, për Saimir Tahirin, deputetin e opozitës në atë kohë, sot ministër i Brendshëm. “Ish