Video TEMATV

Video virale: Smartfoni dhe shkallët? Nuk janë kurrë ide e mirë

Video TEMATV
Të përdorësh celularin, ndërsa zbret me nxitim shkallët, nuk duket edhe aq ide e mirë. Megjithatë, kjo grua në një qendër tregtare në Kinë e provoi, bashkë me pasojat. Në pamjet e një kamera sigurie, ajo shihet teksa nxiton të zbresë shkallët, ndërsa në duar ka telefonin. Mjaftoi një hap i gabuar, që ajo të përfundojë në fund të shkallëve më shpejt, por me siguri edhe me shumë dhimbje. Source: gazetatema.net

Momenti dramatik: Shoferin e zë gjumi në timon, ja aksidenti që shkaktoi

Video TEMATV
Shoferin e një autobusi në Kinë, e ka zënë gjumi, ndërsa udhëtonte në autostradë, duke shkaktuar një aksident fatal. Pamjet e filmuara nga një kamera brenda autobusit, tregojnë shoferin, i cili është duke fjetur në timon, por është zgjuar nga e bërtitura e një pasagjeri. Ai përpiqet të shmangë përplasjen, por duket se është tepër vonë. Një person mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit, ndërsa shumë të tjerë u transportuan drejt spitalit, për shkak të plagëve të marra. Source: gazetatema.net

Kërkesa e pazakontë, pacienti luan në kitarrë gjatë për mjekë gjatë operacionit

Video TEMATV
Roden Batista, një 40-vjeçar Brazilian, kishte një kërkesë të pazakontë për mjekët, të cilët do ta operonin. Ai kërkoi të lunate në kitarrë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, si një mënyrë për t’i falënderuar ata për punën e tyre. Batista iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin që kishte në tru, por gjithçka u realizua me një anestezi lokale, ndërsa ai ishte zgjuar gjatë gjithë ndërhyrjes. Kur operacioni duket se ishte drejt fundit, ai ka kërkuar kitarrën, ndërsa ka filluar të luajë për mjekët. Source: gazetatema.net

I shkrepet arma aksidentalisht, polici vret adoleshentin gjatë ndjekjes

Video TEMATV
Ky është momenti tragjik, kur një oficer policie vret aksidentalisht një adoleshent, pasi e goditi në pjesën e pasme të kokës. Në videon e kamerave të sigurisë, shihet se oficeri i policisë ishte duke i ndjekur dy të rinjtë, të cilët dyshohej se kishin grabitur një dyqan në Stamboll, Turqi. Kur ai i arrin dy adoelshentët, polici përpiqet ta neutralizojë njërin prej tyre, duke e goditur në kokë, por arma e tij është shkrepur aksidentalisht, duke e lënë 16-vjeçarin të vdekur. Source: gazetatema.net

Halle Berry dhuron spektaklin e vërtetë pas ceremonisë së Oscar

Video TEMATV
Ceremonia e Oscar ndoshta u mbyll me hije dyshimi, por spektakli i vërtetë duket se ka vazhduar edhe më pas. Aktorja Halle Berry, ka postuar në Instagram një video, menjeherë pas ceremonisë, ku shihet teksa zhvesh fustanin e saj Versace, për t’u zhytur në pishinë. “Pas një shfaqejeje të gjatë, një vajzë mezi pret të zhvishet!” ka qenë komenti, me të cilin ajo e ka shoqëruar videon. Source: gazetatema.net

A ishte i qëllimshëm gabimi në ceremoninë e Oscar? Ja çfarë thonë teoritë konspirative

Video TEMATV
Gafa në përfundimin e ceremonisë së çmimeve Oscar, ishte padyshim një moment i papritur për spektaklin, organizimi i të cilit nis një vit përpara dhe gjithçka kurohet deri në detaje. Por, shumë përdorues të rrjeteve sociale, e kanë quajtur atë të qëllimshme, si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e shtypit dhe të mediave. Sipas disa analistëve, shikueshmëria e spektaklit ka rënë gjatë viteve të fundit me 34.3 milionë ndjekës vitin e kaluar, që ishin shumë më pak se 37.3 milionë të vitit 2015, apo 43.7 milionë në vitin 2014. Për këtë arsye, mendohet se zarfi i gabuar iu dha qëllimisht Warren Beatty. Ndërkaq, teoritë konspirative kanë vazhduar edhe më tej, duke thënë se e gjitha ishte një përpjekje nga ana e akademisë, për të larguar vëmendjen nga filmi fitues, “Moonlight,” i cili duket

LIVE/ Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Aktualitet, Kulture, Video TEMATV
Pas një sezoni të gjatë kompetitiv pritjeje, ceremoniae çmimeve Oscar do të vlerësojë artistët më të mirë të filmit, për këtë vit. Më poshtë, mund të ndiqni LIVE intervistat me aktorët në tapetin e kuq, si edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka nisur në “Dolby Theatre,” ku janë ndarë edhe disa nga çmimet e para. Kinematografia më e Mirë: Linus Sandgren (La La Land) Filmi merr edhe çmimin e dytë këtë mbrëmje, ndonëse ishte nominuar në 14 kategori. “Kanë kaluar dy orë nga ceremonia dhe Donald Trump nuk ka postuar ende asgjë në Twitter, po filloj të shqetësohem për të.” Kështu u shpreh Jimmy Kimmel, ndërsa i shkruajti presidentit live në Twitter [email protected] tweets to President @realdonaldtrump during the #Oscars: “u up?" https:/

Momenti dramatik: Manovra e gabuar i kushton jetën turistit gjerman

Video TEMATV
Një video tronditëse e filmuar në një autostradë në Bangkok, Tajlandë, tregon momentin dramatik kur një motoçiklist, përfshihet në një aksident të frikshëm. Turisti gjerman, Christian Melzer, ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë, kur ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe është përplasur me një nga barrierat anësore të autostradës, ndërsa ka përfunduar në krahun tjetër të saj. Aksidenti i ka kushtuar jetën turistit, ndërsa pamjet shokuese janë filmuar nga disa udhëtarë, të cilët gjendeshin në një makinë pas tij. Source: gazetatema.net

Pamjet e rralla: Fordlandia, si dështoi parajsa utopike industrial në Amazonë

Video TEMATV
Ëndrra e miliarderit dhe industrialistit amerikan, Henri Ford për ndërtimin e një qyteti utopik në mes të xhunglës së Amazonës, dështoi mëse një shekull më parë. Tashmë, pamjet e rralla të bëra publike, i japin botës një imazh tjetër të qytetit të humbur, Fordlandia. Themeluesi i “Ford Motor Copmany,” në vitin 1926 ishte në kërkim të një bime, e cila mund të kultivohej dhe përpunohej, për të prodhuar materialin e gomës, ç’ka do të ulte mjaft kostot e prodhimit të kompanisë. Por, Ford kishte një vision shumë më të madh për qytet-shtetin, që nisi ta krijonte nga e para në Brazil, dhe që synonte ta qeveriste me të njëjtat parime, me të cilat kishte drejtuar kompaninë e tij drejt suksesit. Ai arriti të blinte një sipërfaqe toke nga qeveria braziliane pranë lumit Tapajos, për 125,000 dollarë, n

Nuk arriti të zbriste në kohë, gruaja tërhiqet zvarrë nga autobusi

Video TEMATV
Një grua ka humbur jetën në Rusi, pasi u tërhoq zvarrë nga autobusi për një kilometër. Incidenti ndodhi në rajonin e Kamchatka, në lindje të Rusisë dhe është filmuar nga një kamera sigurie. 54-vjeçarja nuk arriti të zbriste në kohë, ndërsa këmbët i ngecën midis dyerve. Shoferi ka vazhduar kështu rrugën, i bindur se pasagjerët kishin zbritur, pa e vënë re gruan, që për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën. Source: gazetatema.net