Video TEMATV

I pashpresë, ja si reagon “El Chapo” kur mëson se do të ekstradohet në SHBA

Video TEMATV
Çdo narkotrafikant i arrestuar do t’i trembej ekstradimit në një burg në SHBA, pavarësisht pushtetit apo parave që mund të ketë fituar gjatë jetës. Kështu ka ndodhur me “El Chapo,” drejtues i një prej karteleve më famëkeqe të drogës në Meksikë. Pasi u arratis dhe u arrestua sërish falë një pakujdesie, ndërsa do t’i jepte një intervistë aktorit dhe regjisorit hollivudian, Sean Penn, policia meksikane arriti ta lokalizonte dhe ta arrestonte atë. Në një video të kameras së sigurisë në qelinë e tij, “El Chapo” duket teksa fle i qetë, ndërsa një nga rojat e thërret duke e zgjuar. Por, kthimi nga gjumi në realitet, duket se ka qenë vërtetë i ashpër për narkotrafikantin, pasi atë çast i është njoftuar vendimi se do të ekstradohet në SHBA. Fytyra e tij flet mjaft qartë se çfarë ka ndjerë apo mendu

Tentoi të kalonte rrugën, gruaja përplaset nga tramvaji

Video TEMATV
Një grua është përplasur nga tramvaji në Toronto Kanada, teksa përpiqej të kalonte në krahun tjetër të rrugës. Siç shihet edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, gruaja tentoi të kalonte rrugën larg semaforit dhe vijave të bardha, kur është përplasur nga tramvaji. Pavarësisht përplasjes, ajo raportohet se ka marrë vetëm disa lëndime të vogla. Source: gazetatema.net

Anëtarët “Sovjetikë” të kabinetit Trump

Video TEMATV
Akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në fushatën zgjedhore amerikane, janë bërë tashmë pjesë e ironisë dhe satirizimit në rrjetet sociale. Në një video të publikuar së fundi, shfaqet një person i ngjashëm me Josif Stalin, i cili një anglishte me theks të rëndë rus, ndërsa prezanton anëtarët “sovjetikë” të kabinetit Trump. Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, në programin komik “Saturday Night Live,” një aktor, i cili imitonte Vladimir Putin u shfaq duke qetësuar amerikanët se “e kishte gjithçka nën kontroll”. Source: gazetatema.net

Trump: Muri do të nisë brenda disa muajve dhe Meksika do të paguajë

Video TEMATV
Në intervistën e tij të parë si president, Donald Trump u shpreh për David Muir të “ABC News,” se Meksika do të paguajë për murin që do të ndërtohet në kufi dhe se negociatat mes dy vendeve, do të nsisin “relativisht shpejt.” Megjithatë, Trump tha se fillimisht muri do të ndërtohet me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe më pas, do të ketë një formë rimbursimi 100% nga ana e Meksikës. I pyetur se kur pritet të nisë ndërtimi, presidenti tha se do të ndodhë “brenda disa muajve.” “Sa më shpejt të mundemi, sa më shpejt të mundemi fizikisht,” tha Trump. “Unë do të thosha brenda disa muajve, po. Do të thosha brenda disa muajve – padyshim, planifikimi do të nisë menjëherë.” Pak orë pas intervistës, Donald Trump firmosi dy urdhëra e

Pamjet tronditëse, kujdestarja dhunon gruan e moshuar

Video TEMATV
Një video tronditëse e filmuar nga një kamera sigurie, tregon momentin kur një kujdestare ushtron dhunë ndaj gruas së moshuar, për të cilën kujdesej. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, SHBA. Brenda Floyd ishte punësuar për t’u kujdesur në shtëpi për 94 vjeçaren, por kur ajo i dha qenit të saj ushqim për njerëzit, Floyd ka humbur kontrollin dhe ka nisur ta godasë atë në kokë. Ndërkohë, kujdestarja është pushuar nga puna pasi djali i të moshuarës vuri re shenjat e dhunës në trupin e saj. Pas kësaj, Floyd është larguar për të punuar për pak kohë në një familje tjetër dhe kur u shpall në kërkim nga policia, u zhduk pa lënë gjurmë. Ndërkohë, polcia e Teksasit ka vendosur edhe një shpërblim për këdo që informon mbi vendndodhjen e saj. Source: gazetatema.net