Vrasje

Loja erotike e përfunduar keq, bën copa të fejuarin me sharrë elektrike

Loja erotike e përfunduar keq, bën copa të fejuarin me sharrë elektrike

Aktualitet, Bota, copa-copa, Erotike, fejuar, Lifestyle, Lojë, Sharre, Vrasje
Një shtetase gjermane akuzohet për vrasje në Gjermani, sepse bëri copa-copa të fejuarin saj me sharrë. E akuzuara Gabriela P tha se ngjarja ndodhi si pasojë e një loje eksetreme të shkuar dëm. I fejuari i 32 vjeçares u gjet i lidhur në krevat, i dëmtuar brutalisht. Viktima Alex H mbante vënë një palë syze noti, xhami i të cilave ishte errësuar për të mos lejuar shikimin. E akuzuara deklaroi se gjithçka ishte pjese e një loje erotike, të cilën e kërkoi me ngulm i fejuari, por situata i doli jashtë kontrollit. Ngjarja ndodhi në vitin 2008, por u zbulua përpara 12 muajve , ndërkohë që sipas hetuesve autorja është ndihmuar nga dy persona për fshehjen e trupit në shtëpinë ku banonin në Mynih. Source: gazetatema.net
Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?

Seriali i vrasjeve/ Çfarë fshihet në raportin konfidencial të SHISH?

Aktualitet, Konficencial, Kronika, Raport, SHISH, Vrasje
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila arrestoi dy zyrtarët e policisë të dyshuar si bashkëpunëtorë të kultivuesve të kanabisit, po shqyrton mundësinë e nisjes së hetimeve për përplasjen e përgjakshme mes kultivuesve. Fjala është për serialin e vrasjeve që kanë ndodhur, siç dyshon prokuroria, mes grupeve që kishin si krerë shtetasit Elton Çica dhe Jani Aliaj. Më shumë se tetë atentate, nga të cilat, veç sulmeve dhe vendosje eksplozivi në makina e grabitje me armë, kanë ndodhur siç dyshon prokuroria mes dy grupeve kriminale. Dyshimet janë se përplasja e ashpër dhe e përgjakshme ka ndodhur për shkak të konkurrencës për kontrollin e territoreve në kultivimin e trafikimin e kanabisit. Burime të Prokurorisë i shpjeguan dje gazetës “Panorama” se fjala është për informacione operative të siguruara
Trump gati të dërgojë forcat federale në Chicago-n e përfshirë nga dhuna

Trump gati të dërgojë forcat federale në Chicago-n e përfshirë nga dhuna

Aktualitet, Bota, Chicago, dhune, Trump, Vrasje
Situata e rrezikshme që ka përfshirë metropolin amerikan të Chicago-s ka bërë që presidenti i ri Donald Trump të reagojë. Ai ka kërcënuar se nëse autoritetet nuk arrijnë që të vënë në kontroll situatën, atëherë do të nisë forcat federale. Qyteti buzë liqenit Michigan është përfshirë nga një valë dhune mes bandave rivale. “Nëse Chicago-ja nuk do të zgjidhë kasaphanën e tmerrshme që po ndodh, me 228 përplasje me armë dhe 42 të vdekur në 2017 (24% më shumë se në 2016), atëherë do të dërgoj forcat federale”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter. Source: gazetatema.net