xhepa 50 vjetor

Kumbaro e Veliaj darkë miqësore për 60–vjetorin e Ndriçim Xhepës. Nderohet me titullin “Simbol i Tiranës”

Aktualitet, Kulture, Kumbaro, Veliaj, xhepa 50 vjetor
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiakun, Erion Veliaj, kanë organizuar një darkë me rastin e përvjetorit të lindjes së Ndriçim Xhepës, e cila ka mbledhur së bashku miq e kolegë të aktorit të njohur, i cili më 21 janar bëri 60 vjeç. Teksa thekson se “Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, Kumbaro, shkruan se në një mjedis kaq artistik biseda e ngrohtë  nuk mund të mos vërtitej dhe rreth diskutimeve për teatrin. “ Takim miqsh dhe kënaqësi diskutimi me artistët për teatrin e jo vetëm, se Ndriçim Xhepa rrumbullakos rinueshëm vitet”, shkruan ajo në fotot e postuara, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar të birin e aktorit . Në këtë darkë veç dhuratave që mori nga miqtë e pranishëm, Xhepa  u nderua nga kryebashkiaku Veliaj me titullin “Simbol i Tiranës”. Nga fotot e