Zgjedhje

Paralajmërimi Palokës: Në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

Paralajmërimi Palokës: Në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje

18 qershor, Aktualitet, Paloka, Politika, Zgjedhje
Kryetari i grupit parlamenar të PD, Edi Paloka deklaroi se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje “Nuk po them që janë bërë palë, disa në fakt kanë qenë palë por disa të tjerë nuk i qëndruan fjalës që na thanë dhe sot nuk po mbajnë atë qëndrim që na thanë. Ndërkohë që protesta jonë ka gjetur mbështetje. Ne morëm mesazh nga kongresi amerikan, mediat ndërkombëtare pasqyruan protestën. Në mbështetje të asaj që në kërkojmë janë edhe ambasadorët, dje ambasadori i OSBE tha atë që ne kemi kohë e e themi. Pra të gjithë po vijnë aty ku ne kemi qenë prej kohësh dhe sigurisht kjo mbështetje është e nevojshme. Ne kësaj pjese i jemi mirënjohëse dhe do ti shkojmë deri në fund. Nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor, sepse nuk mund të ketë zgjedhje me një qeveri që është e zhytur në krim”, tha Paloka. So

Topalli këshillon Bashën: Bojkoti i zgjedhjeve, vetëvrasje për PD

Aktualitet, Basha, Bojkot, Keshille, PD, Politika, Topalli, Zgjedhje
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, mendon se ideja që përkrah lideri i partisë Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve është e gabuar. Nga çadra e vendosur para Kryeministrisë, Topalli iu kundërpërgjigjet atyre qe brenda PD apo në media, kanë mbrojtur idenë që opozita të mos marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke vënë në dukje se kjo do të ishte vetëvrasje për Partine Demokratike, një pozicion që Topalli e ka mbrojtur edhe në mbledhjet e grupit parlamentar sa herë është ngritur kjo çështje. “Këtu pastaj është vija ndarëse se unë e gjykoj se do ishte një “suicid” politik e do të ishte një tradhti ndaj të gjithë këtyre që janë këtu dhe ndaj gjithë familjeve të tyre dhe të tjerët që mendojnë se një herë në 4 vjet, vjen mundësia për të shprehur vullnetin e tyre për të
Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Basha ka degët kryesore në Shqipëri pa kryetar, PD zgjedh kreun e saj në Londër

Aktualitet, Basha, Londer, PD, Politika, Zgjedhje
Lulzim Basha nuk rresht së çudituri qytetarët shqiptarë por dhe politikën shqiptare. Ndërkohë që Shqipëria ndodhet nw më pak se pesë muaj para 18 qershorit, ditës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD i ka të gjitha degët kryesore të rretheve pa kryetar të PD. Madje jo vetëm kaq, por janë në një konflikt aq të fortë mes njëri tjetrit si dhe lidershipin qëndror, sa është tepër e vështirë të bëhen zgjedhje as deri ditën e 18 qershorit. Duke sjellë në këtë mënyrë jo vetëm vështirësi për rezultat pozitiv, por dhe për të gjetur kandidaturat. Ndërkohë që Lulzim Basha, ka vendosur ti bjerë “rrotull e rrotull”. Duke qënë pa fuqi në PD brenda vendit, është i fokusuar në zgjedhjet për kreun e PD në diasporë. Qe nuk sjellin asnje vote per PD me 18 qershor. Kështu, në Londër janë mbajtur zgje
Balli Kombëtar, Alimadhi: PD nuk ka respektuar asnjë marrëveshje nga viti 2005. Dalim vetëm në zgjedhje, ja si do mbrojmë votën

Balli Kombëtar, Alimadhi: PD nuk ka respektuar asnjë marrëveshje nga viti 2005. Dalim vetëm në zgjedhje, ja si do mbrojmë votën

Aktualitet, Alimadhi, Balli Kombetar, Politika, Zgjedhje
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi në një intervistë për “TemA” është shprehur se PD nuk i ka respektuar marrëveshjet me partinë e tij që nga viti 2005 e këtej. Madje ka pasur dhe keqkuptime mes tyre, duke nënvizuar se nuk lejon njeri të tallet me partinë e tij. Alimadhi bën me dije se do të dalë më vete në zgjedhje, duke nënvizuar faktin se të vetmen aleancë që mund të bëjë është ajo me PLL. Njëherësh tregon dhe se si do mbrojnë votën më 18 qershor. Opozita në pamje të parë duket sikur është e organizuar dhe po përballet sidomos me mazhorancën por dhe me OSBE për votimin elektronik. Mendoni se është i mundur ky proces kur kanë mbetur dhe pesë muaj nga zgjedhjet? Nga kontaktet dhe takimet qe kemi pasur si opozitë është folur vetem per kerkesat e partive jo parlamentare, q
Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Nga Edi Rama/ Humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme

Aktualitet, Blogu TemA, Koment, Kryesore, Politika, Rama, Zgjedhje
Nga Edi Rama Ose votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme ose ramë e vdiqëm! Kjo është alibia e re e qeverisë së vjetër në rrugën e një humbjeje tjetër… Megjithatë, ndër plot të pavërteta që po ripërtypen përditë me sebepin e votimit elektronik, jane tre të tilla domethënëse që dua t’i veçoj si më poshtë: E pavërteta e parë: Këtë mënyrë votimi e paskemi kërkuar ne kur ishim në opozitë! E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifikim elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikueshme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale, nuk na e ka keshilluar asnjëherë. Përkundrazi, na kanë rekomanduar të heqim dorë nga kjo id