Cipras “benzinë zjarrit”: Refuzon Turqinë për “puçistët”

cipras  erdoganGreqia ka refuzuar kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 8 ushtarakëve turq që u arratisën nga vendi pas grushtit të shtetit.

Gjykata Supreme e Athinës ka vendosur mosekstradimin e tyre pasi në Turqi mungojnë garancitë e nevojshme për një proces të drejtë.

Tetë ushtarakët që kanë kërkuar azil politik në Greqi mohojnë çdo përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit.

Gjykata Superme greke ka urdhëruar më pas lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në Turqi sigurisht që nuk janë aspak të kënaqur me këtë vendim, pavarësisht se nuk ka ardhur ende një reagim.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *