Dako është i gatshëm të ndryshojë projektin “Veliera” në qytetin e Durrësit , nese zbulimet kane rendesi

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako, tha se kanë ndaluar ndërtimet për sheshin “Veliera” në qytetin e Durrësit dhe   është i gatshëm të ndryshojë projektin, dhe. nëse objektet e gjetura do të vlerësohen si të rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

“Nëse specialistët do të vendosin të ruhen, ne do të devijojmë”, tha ai në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita, mbi zbatimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, pas zbulimit të themeleve të një ndërtese, e cila mendohet se i përket fundit të viteve 800 dhe disa objekteve të tjera arkeologjike, Ministra e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se punimet në zonën A janë kryer sipas ligjit.

Pretendimeve të shoqërisë civile, se këto gjetje po mbulohen me beton, Ministrja e Kulturës Kumbaro iu përgjigj se “bëhet mbushja me çakëll në mbrojtje dhe nuk është as për t’u betonuar, as për ta mbuluar.”

Vazhdimësia e projektit 6 milionë dollarë në zonën A, do të vendoset nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *