Derbi, Partizani zhvillon një test brenda grupit

Partizani ka zhvilluar sot seancën e radhës në prag të takimit ndaj Tiranës në program ditën e hënë ora 18:00.

Sipas programit të përcaktuar, ekipi në drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ka kryer përgatitjet në orën 14:00 në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana” në Pezë.

Gjendja e lojtarëve në prag të këtij dueli mjaft të rëndësishëm për 15-herë kampionët e vëndit paraqitet optimale.

Traineri, Sulejman Starova ka zhvilluar edhe një test kontrolli brenda grupit ku edhe ka vëzhguar gjendjen fizike të lojtarëve.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *