Detaje/ Ekzekutohet një shqiptar në Francë, një tjetër rëndë (FOTO)

Një shqiptar u qëllua me armë natën e së shtunës në zonën e Metz-Tessy (Haute-Savoie). “Le Parizien” shkruan se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes trafikantëve të drogës. Sipas të njëjtave burime shqiptari u dërgua i plagosur rëndë në spitalin e Annecy. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai vdiq disa minuta më vonë.

“Le Parizien” shkruan se një shofer dërgoi në spital një shqiptar të dytë, gjithashtu të plagosur me armë. Një shumë e madhe parash u gjet në xhepat e shqiptarëve. Hetuesit janë duke kryer hetime intensive. Për momentin flitet se bëhet fjalë për një zgjidhje llogarish që ka lidhje me trafikut e drogës. ©LAPSI.al

The post Detaje/ Ekzekutohet një shqiptar në Francë, një tjetër rëndë (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *