FOTOT/ Kush është “spiunia” super seksi ruse, që “alarmoi” amerikanët”?

Një modele ruse e Playboy është ndaluar nga agjentët amerikane kur mbërriti në Los Angeles pasi mendohet se është spiune.

Victoria Bonya, 37 vjeçe thotë në një postim online se ishte kontrolluat imtësisht nga agjentët, pasi gjetën në valixhet e saj një kartë për Spy-Land, një kompani e specializuar për kamerat e fshehta.

“Në vend që të më bënin pyetje të vërteta, oficerët vendosën të flasim për presidentin tonë”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Duke menduar pozicionin tim, nisën të më flisnin për KGB. Fillova të qesh, sepse mendova se ishte një lojë, derisa më pyetën tre herë për të njëjtën gjë”, shton modelja.

Bonya më në fund i bindi autoritetet e Los Angeles dhe karta ishte një kartvizitë e zakonshme pasi u tregoi llogarinë në rrjetet sociale. Ajo ka 1.9 milionë ndjekës në Twitter dhe më shumë se 5 milionë të tillë në Instagram.

37-vjeçarja është nga qyteti i Krasnokamensk në rajonin lindor rus Zabaykalsky Krai, ku më pas shkoi në Moskë, ku fillimisht punoi si kamariere, para se të bëhej modele dhe prezantuese. Që prej 2012 jeton në Monte Karlo.

Në janar zuri faqet e para të mediave ku bashkë me disa modele të tjera ruse u akuzua për dëmtim të reputacionit të hotelit me pesë yje në Dubai, pasi pozuan ‘gjysmënudo’ dhe i postuan fotot në Instagram.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *