Gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku preferon dorëheqjen para Vetting-ut

ilir celikuVettingu po jep efekt ende pa u kryer verifikimi për gjyqtarët dhe prokurorët.

Në ditën e fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, disa prej njerëzve të drejtësisë kanë preferuar të mos e kalojnë procesin e Vettingut që vlerësohet mjaft i vështirë për ata që kanë pasuri të pajustifikuar.

Listës iu shtua sot gjyqtari i Apelit të Vlorës Ilir Çeliku.

Ai nuk pranoi të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit por vendosi të dorëhiqet nga detyra.

Ilir Çeliku është përfolur si i nënshtruar ndaj ish-zyrtarëve të lartë të djathtë, dje në pushtet. Kur iu dha mundësia e ofroi ndihmën e tij, pa kushte.

Gjyqtari Çeliku ishte kryetari i trupës gjykuese që firmosi dënimin me gjobë për shpifje, disa vite më parë, për Saimir Tahirin, deputetin e opozitës në atë kohë, sot ministër i Brendshëm.

“Ishte një vendim thuajse jo surprizë, përsa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, sa nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të panashëm. Folën fëmijët e Kryeministrit (Berisha) me gojën e gjyqtarit”, shprehej pas vendimit Tahiri.

Padia e Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës u referohej disa deklaratave publike të Saimir Tahirit, për përfshirje në afera korruptive të tyre.

“Deputeti Saimir Tahiri kishte dhe provat dhe dëshmitarët, por Bani kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi provat e dëshmi”, komente atë kohë Edi Rama.

Mesa duket ‘shtegu’ i lënë nga reforma në drejtësi, është para si mundësia e vetme për gjyqtarin që dje trokiste çekiçin e drejtësisë për të shqiptuar dënime politike, e sot synon t’i shpëtojë ndëshkimit me procedurë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *