“Ibrahimovic meriton ta fitojë Topin e Artë këtë sezon”

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se ylli i skuadrës së tij, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic meriton ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit.

Që kur u transferua në “Old Trafford”, Ibrahimovic është bërë një lojtarë mjaft i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

Tekniku portugez mendon se aftësia e pabesueshme e sulmuesit për të shënuar gola edhe pse është 35-vjec, do të thotë që ai duhet të fitojë çmime të mëdha individuale në botën e futbollit.

“Mendoj se ajo që ai ka bërë është e mahnitshme. Numri i golave ​​që ai ka shënuar, dy ndeshjet në Ëembley, trofetë, atë që ai është në grup, dhe atë që ai thotë. Mendoj se ai është absolutisht fenomenal. Nuk kam më shumë fjalë”

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *