Kaosi organizativ i Bashës me stukturat: Udhëzimi i Ristanit emëron kryetarët dhe injoron votimin

Arben RistaniPartia Demokratike  shpartallon strukturat e bazës vetëm disa muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale.

CityNews ka mundur të sigurojë udhëzimin Nr. 20 që mban firmën e Arben Ristanit, udhëzim i përgatitur nga “Grupi i punës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Udhëzimi Nr. 20 që është firmosur nga sekretari i përgjithshëm në datën 17 janar dhe menjëherë ju është çuar degëve për zbatim. Sipas tij, “Grupseksionet të cilët kanë në përbërje të tyre një numër më të madh se 16 seksione, të ndahen sipas rastin në dy apo më shumë grup-seksione”, pra shumica e strukturave të zgjedhura kryesisht në qytete dhe njësitë kryesore administrative do ndahen. Në krye të grup-seksioneve të rinj do komandohen drejtues të rinj të përzgjedhur nga kryetari dhe kryesia e degës.
Këta drejtues të rinj grupseksionesh do jenë të barazvlefshëm me kryetarët e zgjedhur të grup-seksioneve.

Më tej udhëzimi thekson se: “Si rregull, Grupseksionet e ndara nuk duhet të kenë më shumë se 10 seksione në përbërje të tyre, me përjashtim të rasteve kur një ndarje e mëtejshme është e pavolitshme për arsye organizimi, gjeografike apo të traditës së kufijve administrativë”

Por ky udhëzim nuk mjaftohet me vetëm me grupseksionet me 16 QV, por shkon edhe më tej duke coptuar edhe më shumë bazën e PD. “Grupseksionet të cilët kanë më pak se 16 seksione në përbërje të tyre mund të ndahen më tej. Për këtë Kryesia e Degës së PD, merr vendimin përkatës”, shkruhet në udhëzim i cili përfundon duke theksuar se ky proces duhet të përfundojë brënda datës 31 Janar 2017.

Udhëzimi duket të jetë një tjetër akt shpartallues për opozitën në prag të zgjedhjeve. Shumë degë ende s’kanë kryetar, disa të tjera janë të përçara dhe jo funksionale, tashmë vjen edhe udhëzimi Nr. 20., i cili përçan më tej bazën e PD-së, duke futur në konflikt të hapur të zgjedhur me votë dhe përsona të komanduar sipas preferencave të kryetarëve apo kryesisë së degës.

I gjithë ky proces kërkohet të mbyllet për dy javë, por si gjithmonë do kërkojë më shumë kohë dhe në prag të fushatës do kemi më shumë përplasje dhe struktura të coptuara të Partisë Demokratike.

Ky udhëzim i firmosur nga Arben Ristani është edhe antistatutor, megjithëse statuti i PD-së për Bashën është thjesht një letër pa asnjë vlerë. Problemi shkon edhe më thellë, ky udhëzim dha efektet e tij të para në Durrës dy ditë më parë, ku 80% e drejtuesve të seksioneve braktisën Oerd Bylykbashin pas debateve të forta për mënyrën e organizimit dhe komandimit të kryetarëve të rinj të grup seksionev

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *