Klement Balili “shkon” në Presidencë, zbulohet përgjigjia e Nishanit për Metën

NishaniKryetari i Kuvendit, Ilir Meta i kërkoi sot në mesditë Presidentit Bujar Nishani për të thirrur sa më shpejt të jetë e mundur Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me dështimin e disa institucioneve në arrestimin e Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Ashtu siç edhe mund të jeni bërë me dije, nga media e shkruar dhe elektronike apo burime të tjera informacioni, Klement Balili, një person me probleme serioze me ligjin, pavarësisht akteve procedural apo akuzave, të përcjella apo të paraqitura nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare, ende nuk është ndaluar për t’iu nënshtruar drejtësisë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.

Ai i kërkon Nishanit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare me qëllim analizimin e të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve.

Panorama mësoi në mbrëmje në Presidencë se cili ishte qëndrimi i kreut të Shtetit lidhur me letrën e kryetarit të Kuvendit. Ku kreu i shtetit e vlerëson si shumë të rëndësishme çështjen e mosarrestimit të Klemend Balilit. Burimi tha gjithashtu se Presidenti do ta thërrasë shumë shpejt mbledhjen e Këshillit.

“Shqetesimi i ngritur ne leter eshte i drejte. Çeshtja eshte shume e rendesishme pasi ka te beje me veprimtarine e agjensive ligjzbatuese ne luften kunder krimit te organizuar shqiptar, veprimtaria e te cilit i ka kaluar edhe kufijte e Shqiperise. Organizatat e trafikut te droges jane

sot partneret kryesor te grupeve terroriste ne kuptimin e shkembimit te parave kriminale.

Ky rast perben edhe nje adresim konkret shqetesimi nga aleatet tane strategjik ne ceshtjet e  sigurise. Se shpejti Presidenti do te therrase edhe mbledhjen e Keshillit”, tha nje burim afer Presidentit.

 

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *