Korabi gëzon tifozerinë e saj: Pas Laçit ndeshjet e tjera do t’i zhvillojmë në Peshkopi

Tifozat e KorabitKlubi i Korabit përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka dhënë një lajm të gëzueshëm për tifozerinë e saj.

Klubi verior thekson se pas ndeshjes kundër Laçit që do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, të gjitha ndeshjet e tjera Korabi do t’i luajë në fushën e saj.

Postimi i plotë i Korabit.

NJOFTIM!
Neser, Korabi do te luaje kunder Lacit ne oren 14:00, ndeshje e vlefshme per javen 19 te Superiores. Ky takim eshte vendosur te luhet ne “Elbasan Arena”, pasi kushtet e veshtira atmosferike e bene te pamundur zhvillimin e kesaj sfide ne stadiumin e Peshkopise. Korabi fton te gjithe tifozet per te perkrahur ne menyre masive skuadren, qe te triumfojme ne startin e fazes se trete. Pas kesaj ndeshje, iu njoftojme se te gjitha takimet e tjera qe jane percaktuar nga kalendari te luhen ne shtepi, do te zhvillohen ne stadiumin e Peshkopise.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *