Korçë, grabitës me maska lidhin biznesmenin dhe gruan e tij dhe më pas…

Rreth orës 19:15 policia e Korçës ka marrë një telefonatë se në fshatin Dvoran, në ambientet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar. Sipas policisë ata kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas kanë vjedhur 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë.

Më pas autorët janë larguar me shpejtësi në këmbë. Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie ndërsa mësohet se janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e grabitësve./lapsi.al/

The post Korçë, grabitës me maska lidhin biznesmenin dhe gruan e tij dhe më pas… appeared first on Lapsi.al.

Source: lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *