Leskaj proteston ne Srazburg: Delegacionit kosovar ende nuk i janë përcaktuar vendet sipas standardit të një delegacioni dhe e drejta e fjalës në aulën kryesore

 

leskajKryetarja e Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, znj. Valentina Leskaj kerkoi qe Kosovate kete nje delegacion me gjithe te drejtat e saj ne Asamlene parlamentare. Gjate fjales se saj në mbledhjen e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të KiE, Leskaj  vuri theksin tek progresi i bërë nga pala Kosovare në përmbushjen e rezolutës si edhe problematikat që janë hasur. Ndër të tjera, znj. Leskaj ngriti edhe problemin se delegacionit kosovar ende nuk i janë përcaktuar vendet sipas standardit të një delegacioni dhe e drejta e fjalës në aulën kryesore, duke shtuar se:Është për të ardhur keq që plot një vit pas miratimit të kësaj Rezolute nuk ka progres real në përmbushjen e paragrafit 13 të saj. Kuvendi i Kosovës e ka kryer detyrën e tij në këtë aspekt, duke caktuar një delegacion, në përputhje me kërkesat e Asamblesë, të përbërë nga përfaqësues të mazhorancës, të opozitës dhe nga minoritetet, si dhe duke respektuar balancën gjinore dhe ka treguar vullnet të qartë për bashkëpunim me Këshillin dhe Institucionet e tij si Komisioni i Venecias. Natyrisht miratimi i delegacionit, pjesëmarrja në veprimtarinë e komiteteve, marrja e fjalës në to, është e rëndësishme, por ndërkohë, një vit pas miratimit të rezolutës, delegacionit kosovar ende nuk i janë përcaktuar vendet sipas standardit të një delegacioni dhe e drejta e fjalës në aulën kryesore. Rezoluta rekomandon qartë ngritjen e nivelit të dialogut dhe të ngresh nivelin e dialogut, nuk do të thotë të trajtohesh si vizitor dhe të ndjekësh punimet nga Galeria, pa pasur të drejtë të hysh në sallë dhe pa të drejtën e fjalës. Të bllokosh situatën nga njëra pale siç po bën këtu pala serbe, nuk e ndihmon dialogun”

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *