Lidhja e shkrimtarëve apo foleja e grerëzave

Bedri Blloshmi

Që prej vitit 1991 të gjitha partitë që kanë fituar pushtetin kanë përkrahur në mënyrë të hapur bashkëpunëtorët e sigurimit e bijtë e komunistave. Kam patur mundësi të futem në arkivin e shtetit për të zbuluar një pjesë të vërtetës se çfarë ndodhi me Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin, poetët të cilët u pushkatuan krah njëri-tjetrit më 17 korrik 1977. Në disa nga seancat e gjygjit tonë dëgjoja gjykatësin Subi Sulçe i cili çirreshe i jargavitur me disa letra në dorë përpara Gencit e Vilsonit duke u thënë: Ja këto do t’jua hanë kokën juve. Aty dëgjova për herë të parë emrin e bashkpunëtores së sigurimit Diana Çuli, asokohe redaktore e gazetës Drita e cila ka bërë akt-ekspertizën e poezive të Genc Lekës. Ajo rrjedh nga një familje sigurimsash ku babai i saj Jorgo Çuli ka marrë pjesë që në 1950 në organet e sigurimit të shtetit. Më 1944 u pranua anëtar partie. Që nga viti 1972 e deri në 1982 Jorgo Çuli ka punuar Kryetar i Degës së III të drejtorisë së hetuesisë në Ministrinë e Brendshme. Të gjitha kto tashmë të faktuara nga disa dokumenta të marra nga arkivi i sigurimit të  shtetit. Nuk ishte rastësi përzgjedhja e Diana Çulit për të bërë ekspertizën e poezive. Ka patur gjithmonë përkrahje nga pushteti. Ka qënë deputete dhe nuk ka menduar asnjhërë të pendohet publikisht për atë që ka bërë. Tani pretendon që të nominohet për çmimin “Nobel”. Tjetër bashkpunëtor sigurimi kam gjetur për poezitë e Vilsonit. Koçi Petriti ka bërë ekspertizën e poezisë “Saharaja”. Edhe ky i njëjtë, spiun dhe patjetër i përkrahur shumë nga Partia Demokratike duke propozuar kandidat për deputet. Ka pasur përpjekje për të marrë postin e ambasadorit vendet fqinjë. Po ashtu është dekoruar me këmbguljen e Uran Aliçkës tek Presidenti atëhershëm Berisha si “Mësues i Popullit” në një ditë në një sallë në një orë që do dekorohej Genci dhe Vilsoni në Librazhd. Uran Aliçka ditën e varrimit të dy poetëve, mbasi foli për ekspertizën e Diana Çulit dhe Myzafer Xhaxhiut ekspertizën e Koçi Petritit e fshehu dhe nuk e bëri publike. Po ashtu sipuni i rradhës Myzafer Xhaxhiu ka bërë ekspertizën e përkthimeve në frengjisht të Vilson Blloshmit. Në vitin 1998, Presidenti i dalë nga revolucioni i armatosur komunist më 1997 Rexhep Mejdani dekoron Myzafer Xhaxhiun, për ndonjë meritë që nuk e di se kë. Po ashtu Myzaferi ka marrë një dekoratë edhe nga Athina. Të gjithë këta bashkpunëtorë sigurimi e plot të tjerë janë përkrahur e punësuar vazhdimisht. Në vend që këta të ndëshkohen apo pendohen apo të largohen nga jeta publike, gjer më sot nuk ka ndodhur. Aq më tepër të kërkojnë falje për ato që kanë bërë. Ministria e kulturës ka çelur edhe një fond për një dokumentar për Diana Çulin ndërsa unë kam 3 vjet që kërkoj ministres Kumbaro për të shpallur “Shtëpi Muze” shtëpinë e poetëve të pushkatuar dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Gjithsesi unë i them Z. minister dhe e ftoj që të marrë pjesë në ditëlindjen e Gencit dhe të Vilsonit më 24 mars 2017 në shtëpinë tonë e cila qëndron e kyçur prej 40 vjetësh teksa rrënohet nga dita në ditë. I ftuar është kushdo që ka dëshirë në drekën që do shtrohet me këtë rast në Bërzeshtë.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *