LIVE/ Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar

Pas një sezoni të gjatë kompetitiv pritjeje, ceremoniae çmimeve Oscar do të vlerësojë artistët më të mirë të filmit, për këtë vit. Më poshtë, mund të ndiqni LIVE intervistat me aktorët në tapetin e kuq, si edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka nisur në “Dolby Theatre,” ku janë ndarë edhe disa nga çmimet e para.

Kinematografia më e Mirë: Linus Sandgren (La La Land)

Filmi merr edhe çmimin e dytë këtë mbrëmje, ndonëse ishte nominuar në 14 kategori.

“Kanë kaluar dy orë nga ceremonia dhe Donald Trump nuk ka postuar ende asgjë në Twitter, po filloj të shqetësohem për të.” Kështu u shpreh Jimmy Kimmel, ndërsa i shkruajti presidentit live në Twitter

Filmi më i Mirë me Metrazh të Shkurtër: “Sing,” nga Kristof Deak dhe Anna Udvardy

Dokumentari më i Mirë i Shkurtër: Orlando von Einsiedel dhe Joanna Natasegara (Helmetat e Bardha)

Kreu i Helmetave të Bardha, Raed al Saleh nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoni, por ka dërguar një letër falënderimi, ndërsa kërkon që bota të mbështesë Sirinë.

Në kujtim të filmit vizatimor “Lion King,” Jimmy Kimmel risjell skenën e famshme, ndërsa ngre në krahë aktorin 8-vjeçar të filmit “Lion,” Sunny Pawar.

Filmi me Editimin më të Mirë: “Hacksaw Ridge”

Filmi i regjisorit Mel Gibson, merr edhe çmimin e dytë Oscar, ndërsa ky është një rikthim në Hollywood për Gibson, pas një izolimi dis-avje]ar, si rrjedhoje e filmit të tij “Pasioni i Krishtit,” që u cilësua si antisemit.

Efektet më të Mira Vizuale: Robert Legato, Adam Valdez, Andrew R Jones dhe Dan Lemmon (The Junglebook)

Dy nga turistët u shprehën se do të martohen në dhjetor dhe se do të donin që Denzel Washington të zyrtarizonte martesën e tyre.

Prezantuesi, Jimmy Kimmel surprizon një grup turistësh, të cilët prisnin një tur në ambientet e studiove të Hollywood, por në fakt, autobusi i ka sjellë në skenën e Oscar.

Produksioni më i Mirë: “La La Land”

Çuditërisht, pavarësisht nominimeve të shumta, ky është çmimi i parë për “La La Land” këtë mbrëmje.

Regjisori me origjinë meksikane, Gael Garcia Bernal është shprehur kundër murit të presidentit Donald Trump

Si meksikan, si latino-amerikan, si një punëtor emigrant, si qenie njerëzore, unë jam kundër çdo muri që do të na ndajë.

Filmi më i Mirë i Animuar: “Zootopia”

Filmi më i Mirë i Animuar me Metrazh të Shkurtër: “Piper”

Filmi më i Mirë i Huaj: “The Salesman” – Iran

Regjisori iranian, Asghar Farhadi e ftion për herë të dytë këtë çmim, por nuk ka marrë pjesë në ceremoni. Ai është shperhur se kushtet e vendosura ndaj tij për marrjen e një vize, ishin të papranueshme. Farhadi kishte planifikuar fillimisht të merrte pjesë në ceremoni, ku do të fliste për “rrethanat e padrejta, të vendosura ndaj emigrantëve dhe udhëtarëve nga vende të ndryshme, për të udhëtuar drejt SHBA.

Megjithatë, regjisori 44-vjeçar ka dërguar një letër, në të cilën shkruan se: “Mospjesëmarrja ime është në shenjë respekti ndaj vendit tim dhe gjashtë vendeve të tjera, të cilët janë ofenduar nga ligji johuman, që ndalon hyrjen e emigrantëve në SHBA.”

Aktorja më e mirë në Rol Dytësor: Viola Davis (Fences)

Best Sound Mixing: Kevin O’Connell, Andy Wright, Robert Mackenzie dhePeter Grace (Hacksaw Ridge)

Best Sound Editing: Sylvain Bellemare (Arrival)

Dokumentari më i Mirë: OJ: Made in America

Kostumografia më e Mirë: Colleen Atwood (Fantastic Beasts and Where to Find Them)

Çmimi për “Makeup” më të mirë: Alessandro Bertolazzi, Giorgio Gregorini and Christopher Nelson (Suicide Squad)

Aktori më i Mirë në Rol Dytësor: Mahershala Ali (Moonlight)

/Përg.: Bjorn Runa

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *