Loja erotike e përfunduar keq, bën copa të fejuarin me sharrë elektrike

Një shtetase gjermane akuzohet për vrasje në Gjermani, sepse bëri copa-copa të fejuarin saj me sharrë.

E akuzuara Gabriela P tha se ngjarja ndodhi si pasojë e një loje eksetreme të shkuar dëm.

I fejuari i 32 vjeçares u gjet i lidhur në krevat, i dëmtuar brutalisht.

Viktima Alex H mbante vënë një palë syze noti, xhami i të cilave ishte errësuar për të mos lejuar shikimin.

E akuzuara deklaroi se gjithçka ishte pjese e një loje erotike, të cilën e kërkoi me ngulm i fejuari, por situata i doli jashtë kontrollit.

Ngjarja ndodhi në vitin 2008, por u zbulua përpara 12 muajve , ndërkohë që sipas hetuesve autorja është ndihmuar nga dy persona për fshehjen e trupit në shtëpinë ku banonin në Mynih.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *