“Lulzim, nuk ia del dot me të rrahur qytet më qytet. As më 21 janar me hu dhe pushkë nuk arrite dot, të hoqi vota”

Nga Erjon Braçe

Lulzim Basha mund të shkojë kudo, me këdo! Edhe në Kavajë! Por, rrahja e një qytetari në Kavaj, thjesht pse tha me zë mendimin e tij, është krim!

Fundi fundit, ai qytetar eshte nje njeri i lire ne kete vend dhe, ka te drejte te thote ku te doje, si te doje e me sa fuqi te kete e te doje, mendimin e tij.

Në Kavajë, per herë te fundit për mendimet e tyre,  janë rrahur njërez vetëm në vitin 1990-të dhe, nga një rregjim që e kishte të shkruar në ballë e Kushtetutë se e ndalonte mendimin e ndryshëm.

Kriminal u quajt ai rregjim. Kriminale eshte rrahja e njerezve per mendimet e tyre edhe sot. Denohet nga ligji.

Une nuk di cfare ka bere policia deri tani.  Nuk kam degjuar kend te flase per veprimet e munguara te policise. harrohen me aq lehtesi sa sot, banditet qe ne Peshkopi rrahen njerez te lire, nuk ju binden policise dhe i iken asaj pas krimit, vijojne te jene te lire e patjeter ne nje seance tjeter rrahjeje me Lulzim Bashen e horrat e tij.

Por gjithashtu, nuk kam degjuar asnje spjegim per rrahjen nga Lulzim Basha. E pashe te qeshur kur nje qytetar po rrihej nga nje tufe banditesh te bukur qe ai mban me vete qytet me qytet.

Lulzim, nuk ja del dot me te rrahur qytet me qytet, ku ndalesh ne ato rruge, ato trotuare e ato sheshe qe i ke share pare e mbrapsht. Nuk ja del dot as duke rrahur njeri pas tjetrit njerezit. Nuk ja ka dale dot as yt ate! Ndryshimi nuk fshihet me hu! Harroje!

E di si?

Si ne 21 janar, kur me hu e pushke nuk ja dole dot te fshije krimet e nje pushteti qe ne fund iku pa hu, por me nje fuqi votash.

Te kam degjuar ty dhe ca spurdhjake te qeverive ku ti ke qene pjese se, te shtune do merrni pushtetin.

Gabohesh kid! Pushtet eshte vota, jo huri, as pushka!

I kishe te gjitha ne 2011-ten, pushtetin, hurin dhe pushken, i perdore, rrahe e vrave.

Por nuk kishe vota! Vota te hoqi, jo pushka. Pikerisht se ske vota, tani rreh njerez qe mendojne ndryshe.

Po mos harro; per rrahjet e vrasjet e njerezve qe mendonin ndryshe nga ty ne 21 janar, nuk eshte mbyllur asgje.

Nuk do mbyllet me hu, jo! Mos ki frike. Do mbyllet sic ligji parashikon. Dhe eshte afer, shume afer!

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *