Majlinda Bregu kthehet nga SHBA, kreun e PD e gjen në çadrën e protestuesve me qëndrime të përmbysura

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu është rikthyer më në fund në atdhe. Pas vizitës së saj 10 ditore në SHBA, deputetja demokrate ka njoftuar rikthimin e saj në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Bregu tregon detaje nga vizita e saj zyrtare në SHBA si dhe takimet që zhvilloi.

Bregu mungoi në protestën e oopzitës për shkak të kësaj vizite. Ndërsa pritet të shohim tashmë nëse ajo do të shkojë në çadrën e protestuesve.

Statusi i plotë i ish-ministres së Integrimit:

Pas 10 dite takime e vizita ne Kongres, Senat e Departament Shteti ne Ëashington, nje bashkebisedimi shume te mire per (dis)Integrimin Europian organizuar nga NDI dhe Keshilli i Atlantikut te Veriut dhe realitetit teknologjik qe ka sunduar boten dhe politiken. Facebook ishte nje nga platformat teknologjike rendesia e te cilit u be me e madhe pas fushates e zgjedhjes ne 2008 te Presidentit Obama.

Tëitter sot, eshte platforma e cdo mesazhi te Presidentit Trump. Microsoft e Nasa punojne per qeverite e gjithe botes me gjetje e metoda inovative.

Stanford University eshte qender e mendimit te politikes se jashtme ne nivel global.

Bashkia e San Franciskos kishte vetem dy vjet qe aplikonte prokurimin online:)

Shqiperia ka me shume se 7, por s guxoj te bej krahasimin.

Takime qe nisen e perfunduan me shqetesimin e perbashket se standartet demokratike nuk jepen njehere e pergjithmone; se Europa dhe SHBA duhet te kene vemendje te shtuar ne Ballkan sidomos ne kete kohe te rritjes se influences ruse; se standartet zgjedhore nuk jane ceshtje deshirash por jetike per vendet tona( Shqiperi, Kosove, Ukraine, Gjeorgji, Serbi ishte grupi me parlamentare gjate kesaj vizite); se papunesia dhe krizat ekonomike e kane bere politiken te bjere ne prehrin e populizmit me lider qe premtojne pa menduar se si do t’ i mbajne premtimet duke shfrytezuar lodhjen e shkeputjen e politikes nga njerezit dhe kjo eshte “ideologjia” me e rrezikshme sot.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *