Massimiliano Allegri kandidat për të marrë drejtimin e Arsenalit

Në mediat britanike kanë nisur të qarkullojnë emrat që mund të zëvëndësojnë trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger.

Emri i fundit që ka dalë në skenë për të zënë vendin e teknikut francez është ai i Massimiliano Allegrit.

Mediat britanike theksojnë se Allegri është një nga favoritët kryesorë për të marrë drejtimin e “topcinjve” pasi ka dhe pëlqimin e tifozave të Arsenalit.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Arsen Venger do të merret gjatë muajve mars dhe prill, ku zërat për largimin e tij u shtuan pas humbjes së Arsenalit nga Bayerni i Mynihut në “Uefa Champions League”.

Por, në garë për të marrë drejtimin e stolit të Arsenalit janë dhe Tuchel i Borussia Dortmund e Hoëe i Bournemouth.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *