Në Amerikë besojnë se dhurata e Putin-it për Trump do jetë Snowden

Në SHBA besojnë se Vladimir Putin do t’i bëjë dhuratë homologut të tij Donald Trump, ish teknikun e  informatikës të National Security Agency (NSA), Edward Snowden.

Ky i fundit publikoi informacionet për programet e përgjimit të SHBA-ve dhe Britanisë.

Lajmi u publikua nga televizioni amerikan “NBC”, që iu referua dy burimeve të inteligjencës amerikane.

Trump-i ka qenë mjaft kritik ndaj Snowden-it duke e quajtur atë tradhtar, spiun dhe që meriton dënimin me vdekje.

Por avokati i amerikanit, që ka me mijëra informacione sa i përket aktivitetit të inteligjencës amerikane, Anatoli Kucherena, tha se Rusia nuk bën tregti as me njerëzit, e as me të drejtat e njeriut.

Source: gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *